Agaçi dhe gjithë stafi i Ramës në kryeministri infektohen me Covid-19, morën pjesë në dasmë

Kryeministri Edi Rama i ka ndaluar dasmat, për të shmangur grumbullimet e njerëzve në kohën e Covid.

Megjithatë Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, ka infektuar shumë drejtorë të Kryeministrisë, pasi ishin të ftuarit e tij në dasëm.

Kryeministria është një prej institucioneve publike me numër të lartë të infektuarish me Covid 19.

Përvec Sekretarit të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaci, të infektuar janë edhe disa drejtorë të tjerë, si dhe prindërit e vajzës, e cila mban shënim dhe dokumenton takimet e kryeministrit Edi Rama.

Vetë ajo deri më tani nuk rezulton e prekur. Dyshohet se shkak për infektimin e drejtorëve të Kryeministrisë dhe disa punonjësve të tjerë, është bërë pjesëmarrja e tyre në dasmën e Oltjon Muzakës, Sekretarit të Përgjithshëm, të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Edhe pse dasmat nuk janë të lejuara në këtë kohë pandemie, zyrtari i lartë i ka shpërfillur masat kufizuese.

Ishte një ceremoni private, por me grumbull njerëzish, çka është rreptësisht e ndaluar në këtë kohë pandemie.

Një numër të lartë të infektuarish ka edhe në disa institucione të tjera publike.

Tirana kryeson me numrin më të lartë të rasteve. Sot u njoftua për mbyllje pas orës 22:00 të mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

Artikulli paraprakAsnjë zgjidhje reale për naftëtarët, Spaho: Rama po riciklon gënjeshtrat e dhe mashtrimet e vjetra
Artikulli tjetërDrejtoresha e HRW për Europën: E turpshme, Rama përdori Gjykatën e Kosovës si armë kundër Bashës