Aksidentet, në janar-korrik u rritën me 39.8%, shkak sjellja e drejtuesve të mjeteve

Korriku ka regjistruar sërish një numër më të lartë aksidentesh në raport me muajin e 7 të një viti më parë ku në total u regjistruan 146 raste me një rritje 16.8 për qind.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave që nënvizon se këto janë të dhëna paraprake dhe ende në përditësim tregojnë se pavarësisht numrit më të lartë të aksidenteve, fataliteti i tyre ka qenë më i ulët.

“Në muajin Korrik 2024 numërohen 146 aksidente rrugore, nga të cilët 191 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). * (Të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi). Gjatë këtij shtatë mujori të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,2 për 100 aksidente, nga 16,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikim.

Në një analizë më të detajuar për shkaktarët e aksidenteve, publikimi nënvizon se kryesisht dominon sjellja e drejtuesve të mjeteve në timon dhe në një numër më të ulët sjellja e këmbësorëve.

“Aksidentet rrugore, në 91,1% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23,3% të numrit të aksidenteve gjithsej. Në muajin Korrik 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Mërkurë me 19,2%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Enjte, me 8,9%” thuhet në publikimin e INSTAT.

I njëjti vlerëson se numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 19,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Artikulli paraprakÇfarë do të ndodhë me shëndetin tuaj nëse pini ujë kokosi çdo ditë? Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje nuk duhet ta përdorin
Artikulli tjetërKompania me 1 punonjës që mori miliarda nga shteti për votimin elektronik