Aktori mesazh polices Nuka: “Dil publikisht dhe sqaro të vërtetën, do ishe heroina ime nëse do ta bëje këtë”

Efektivja e forcave Shqiponja Ina Nuka me apo pa dashjen e saj, u përdor dje masivisht edhe nga politika, pas lëndimit që iu bë në protestën ku banorët e Astirit kërkonin që të mbronin shtëpitë e tyre nga prishja.368119
Fillimisht u raportua se Nuka kishte humbur katër gishtat, dhe më pas u tha se ajo kishte humbur vetëm një prej tyre, dhe do t’i bëhet një implant në një nga spitalet më të mirë të Turqisë, mundësuar nga ana e qeverisë shqiptare.
Për gjithë këtë rrëmujë të shkaktuar, aktori Neritan Liçaj ka vetëm një kërkesë për Nukën, të dalë publikisht dhe të sqarojë të vërtetën e saj që ka ndodhur, ashtu siç i ka hije një personi që bën betimin e ushtarakut.
Liçaj tregon dhe respektin e tij maksimal për punonjësit e rendit, duke qenë se babai i tij është një ish-ushtarak.

Reagimi i aktorit
Me shumë respekt ju drejtohem ju oficere e policisë Ina Nuka.
Kam vlerësimin maksimal për ju dhe të gjithë uniformat sepse jam rritur dhe edukuar nga një baba ushtarak. E di shumë mirë sa detyrë të bukur të vështirë plot përgjegjësi dhe delikate keni të gjithë ju në uniformë!
E njoh me detaje formulën e betimit kodin e nderit dhe të të vërtetës që udhëheq parimin tuaj bazë në thirrjen e brendshme që keni si njerëz për t’i shërbyer këtij vendi,kombit dhe flamurit. Për këtë gëzoni mirënjohjen dhe respektin të paktën timin personal.
Do të të isha shumë mirënjohës që në bazë të këtij betimi të të vërtetës dhe sikur ajo t’ju rrezikoj gjithçka deri dhe jetën tuaj sipas kodit të ushtarakut të thoni të vërtetën tuaj..dhe jo atë tregonte propaganda e çartur ku del një herë katër gisht të prerë, një herë dy gishta të prerë, një foto me një gisht të fashuar dhe një me flokë gështenjë me dy duar të fashuara…
Si ushtarake në detyrë e keni gjithë të drejtën dhe detyrën të thoni të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe të mos lejoni që nderi juaj si ushtarake në detyrë të bëhet lojë që trazon një vend të tërë që ju jeni betuar ta mbroni. Me shumë respekt për ju.
Do ishe heroina ime nqs do e bëje këtë gjë. Të tregoje të VËRTETEN para shqiptarëve!

Exit mobile version