Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ju është përgjigjur akuzave dhe deklaratave të bëra kundër tij nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
I ftuar në “2984” në Vizion Plus të komedianit Albano Bogdo, ky i fundi e pyeti Bashën se çfarë komenti ka për akuzat e bëra nga Ilir Meta, i cili shpesh ka thënë se “Lulzim Basha gënjen dhe për orën”.
Basha me ironi tha se Metës i ka humbur ora, edhe pse aty ku është (duke nënkuptuar burgun), nuk i nevojitet.
Pjesë nga biseda:
Bogdo: Meta ka thënë që Basha gënjen dhe për orën.
Basha: Unë di që atij i ka mbetur ora, edhe pse nuk i nevojitet.