Basha ironi me drejtuesin e emisionit: Meqenëse e ke mendjen vetëm te seksi, na voto në 11 maj të marrësh 20 mijë euro për fëmijën e tretë

Në intervistën për emisionin “2984” në Vizion Plus, Lulzim Basha, u shpreh se duke votuar për programin e Demokratëve Euroatlantikë më 11 maj, qytetarët do të kenë mundësi të mbështesin rritjen e familjeve, duke përfituar deri në 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Pjesë nga intervista:

Albanio Bogo: Ku të shkon mendja kur përpiqesh të mos mendosh asgjë. Kur përpiqesh ta zbrazësh trurin, çfarë mendon Lul Basha instiktivisht. Unë për vete mendoj vetëm për seksin, ti çfarë mendon?

Lulzim Basha: Meqë mendon direkt për seksin unë po të them që duke votuar për programin ton më 11 maj, ke mundësi në këtë shpejtësi të të menduarit, në këtë frekuencë të të menduarit për seksin ke mundësinë që për fëmijët e tu, sepse ti e di që seksi nuk është vetëm për rekreacion, është edhe riprodhim. Me programin tonë, se ky me siguri kështu siç e ka nisur me siguri do të hy te kategoria që ka dhe fëmijën e tretë dhe do kap dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë

Exit mobile version