Alarm tek Juventus

Lajmet e këqija nuk vijnë kurrë vetëm. Kështu, në shtëpinë e Juventus, pas dëmtimit të Chiellini-t, po presin me shqetësim të kuptojnë seriozitetin e dëmtimit të Alex Sandro, mbrojtësi i majtë brazilian, të cilin Allegri e ka aktivizuar edhe si sulmues krahu ose, siç ka ndodhur në derbin kundër Torino-s, edhe si qendërsulmues pas ndalesës së Higuain.
Nuk ka akoma lajme zyrtare në lidhje me seriozitetin e dëmtimit, por fakti se ai ka braktisur stërvitjen e është një sinjal alarmues: një prerje në kofshën e djathtë e ka detyruar të ndalet. Nëse ka qenë thjesht një masë parandaluese apo diçka më e rëndë do të mësohet në orët në vazhdim, por nuk është një lajm i mirë për një ekip që duhet të përballet me problemet fizike të Mandzukiç, Cuadrado, Bernardeschi. Me kthimin e ndeshjes pas takimeve të kombëtareve, Juventus do të luajë një sfidë të rëndësishme 31 marsin e ardhshëm kundër Milan, që në këtë moment është një nga kundërshtarët më të vështirë. Një takim ky që do të zhvillohet pak ditë para ndeshjes së parë çerekfinale kundër Real Madrid në Champions League. Këto probleme fizike mund të jenë “fatale” për një ekip që është në garë për të fituar gjithçka në këtë sezon.

Edhe pse është muaji mars, merkatoja e skuadrave të mëdha në Europë nuk fle kurrë. Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala ka qenë sot në Madrid, ku duket se po kalon disa ditë pushim për shkak se Seria A nuk ka ndeshje këtë fundjavë. Dhe kjo vizitë e sulmuesit bardhezi në Madrid nuk ka mbetur pa u komentuar, pasi shumë media spanjolle dhe italiane kanë hedhur hipotezën se ai është duke biseduar me drejtuesit e skuadrës “merengues” për një transferim të mundshëm në La Liga sezonin tjetër. Por nuk kanë munguar edhe zërat për një takim sekret mes sulmuesit, agjentit të tij dhe disa drejtuesve të ekipit të Real Madrid, duke qenë se e ardhmja e Bale apo transferimi i Neymar është ende në dyshim. Një vizitë e dyshimtë, duke qenë se Dybala do të udhëtojë me Juventusin në Madrid pas disa ditësh, për ndeshjen çerekfinale të Champions League. Mësohet se Dybala është shoqëruar nga disa miq të ngushtë në këtë udhëtim edhe pse kjo vizitë mbetet ende e dyshimtë.

Exit mobile version