Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Aldi Lekaj, ndau një moment energjik nga takimi me të rinjtë e qytetit, duke e nisur ditën me ide dhe frymëzim për të ardhmen e teknologjisë në Shqipëri.
“Energjia e mëngjesit ishte fantastike,” – shkruan Lekaj – “duke ndarë një kafe dhe ide me të rinjtë e Elbasanit mbi investimet në IT dhe Inteligjencë Artificiale.”
Ai thekson rëndësinë e pagave konkurruese, ekosistemit inovativ, dhe ndërtimit të një të ardhmeje ku të rinjtë nuk kanë më nevojë të largohen për mundësi më të mira.
“Po ndërtojmë një të ardhme ku të rinjtë e qytetit tonë universitar do të kenë çdo arsye të qëndrojnë, të rriten dhe të suksesojnë në Elbasan dhe Shqipëri,” – shkruan ai.
Postimi i plotë:
Energjia e mengjesit ishte fantastike, duke ndare nje kafe dhe ide me te rinjte e Elbasanit!
Investimet e reja qe po vijne ne kampuset e IT-se dhe se si Shqiperia mund te udheheqe ne te ardhmen e IT dhe Inteligjences Artificiale.
Me paga konkurruese dhe nje ekosistem inovativ ne zhvillim, po ndertojme nje te ardhme ku te rinjte e qytetit tone universitar nuk kane pse te largohen per t’u shperblyer – do te kene cdo arsye te qendrojne, te rriten dhe te suksesojne ne Elbasan dhe Shqiperi.
Fuqizimi i te rinjve permes inovacionit eshte celesi per nje te ardhme me te sigurte dhe me te forte.
#Koalicioni #Euroatlantik
#ShqipëriaMeritonMëShumë
#Zgjedhjet2025
#AldiLekaj ✌️
#Elbasan
#Votonumrin4