Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Paris, ku mori pjesë në ceremoninë e veçantë të rihapjes së Katedrales së famshme ‘Notre Dame’.
Gjatë kësaj ceremonie, Osmani ka pasur rastin të takohet me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Dondald Trump dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Osmani ka publikuar një fotografi përkrahë dy homologëve të saj, ku ka shkruar “Aleanca euroatlantike”.
Kjo foto simbolizon mbështetjen e fuqishme për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Francën.