Alexis Sanchez çon Arsenalin në finale

Një Kupë nuk mund të shpëtojë një sezon, por mund ta bëjë pak më të hidhur. Arsenali u kualifikua në finalen e FA CUP, pasi mundi 2-1 Manchester City pas 120 minutash lojë, me Guardiolën që e mbyll pa një trofe sezonin e tij të parë në Angli. Në Londër, “topçinjtë” vendosën të luajnë sërish në “Wembley”, pasi mundën një Manchester City që nuk arriti të ruajë dot epërsinë e krijuar pas golit të Agueros në të 62-ën.
Citizens megjithatë gabuan që nuk mbyllën ndeshjen dhe Arsenal përfitoi, duke barazuar 1-1  me Monreal.
Përpara shtesës megjithatë të dyja ekipet patën mundësinë për të shënuar golin e fitores, me Cityn që madje goditi dhe njëherë traversën. Në kohën shtesë, formacioni i Wenger u tregua paragmatist me Sanchez që realizoi golin e 2-1 pas një rrëmuje në zonë, duke i dhënë fitoren dhe finalen Arsenalit, që po në “Wembley” do të përballet tashmë me Chelsean.

Exit mobile version