Evropa Qendrore po rrit shpenzimet ushtarake

Vendet e Evropës Qendrore kanë bërë rritjen më të madhe të shpenzimeve ushtarake në vitin 2016, pjesërisht për shkak të kërcënimit të perceptuar nga Rusia, thuhet në një studim.
“Rritja në shpenzime në shumë vende të Evropës Qendrore mund t’i atribuohet pjesërisht perceptimit se Rusia paraqet kërcënim më të madh”, thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Paqe, me seli në Stokholm.
Sipas tij, shpenzimet në Evropën Qendrore janë rritur për 2.6 për qind, që është shuma më e madhe në raport me popullsinë.
Rusia ka rritur shpenzimet ushtarake për 5.9 për qind vitin e kaluar, përkatësisht në 69.2 miliardë dollarë, duke u bërë shpenzuesja e tretë më e madhe pas SHBA-së dhe Kinës.
SHBA, ndërkaq, ka rritur shpenzimet ushtarake për 1.7 për qind, përkatësisht në 611 miliardë dollarë, ndërsa Kina për 5.4 për qind, në 215 miliardë dollarë.

Exit mobile version