Alfred Peza, Shukriu i Rama 3!

Nga Ermal Peçi

Nuk e di pse njeriu, i cili realisht mbahet si don zhuani i politikës shqiptare, e ndjekin persona apo deputetë, të cilët kanë frustrime seksuale. Edi Rama në karrierën e tij personale apo dhe politike ka qenë një individ i suksesshëm me vajzat që përpara se të hynte në politikë, por mesa duket këshillën që: “zgjidhi shokët më të mirë se vetja” nuk e ka zbatuar në asnjë moment. Në fakt pushteti politik i Ramës është përballur me disa skandale seksuale. Gjatë mandatit të parë askush nuk i harron brekët e grisura të Shukriut, i cili nisej nga Dibra drejt Tiranës për të përfituar atë kënaqësi momentale, e cila më pas i dha fund karrierrës së tij politike, por edhe brenda Partisë Socialiste.
Brekët e Shukriut metaforizuan dhe qeverisjen e Ramës, e cila fuste ujë kudo dhe mundohej të zinte vrimat me andrrallat që vetë Rama i qepte mediatikisht në mandatin e tij të parë.
Pati e disa raste të tjera, të cilët epshi vuri poshtë arsyen dhe ndërgjegjen shtetërore e përfunduan kryefjalë mediatike.
Në këtë kryefjalë mediatike nuk do i isha futur këtij shkrimi sikur mos të bëhej publike letra që gazetaria Blerta Tafani i kishte drejtuar Këshillit Drejtues se drejtori Alfred Peza i kishte kërkuar favore seksuale për të mbajtur vendin e punës. Një ngjarje, e cila më ngjall neveri, inat, përbuzje, se si këta individë shfrytëzojnë pushtetin politik për të përfituar favore seksuale.
Një prej zërave më rëndësishëm të medias në këto 30 vite më dha një ditë një këshillë; “Në qoftë se do të kuptosh me shembuj individë, të cilët kanë fituar pushtet politik dhe para nga Rama dhe janë të frustruar, dallohen se ose ndahen nga gratë ose fillojnë zënë të dashura vartëset e tyre ose i kompromentojnë nëpërmjet pushtetit financiar”. Në të trija rastet tregojnë frustimet dhe mangësitë e tyre, të cilat i ka karakterizuar gjatë rritjes së tyre. Tashmë Alfred Peza iku, u largua nga RTSH ashtu siç u largua nga politika pa lënë ndonjë shenjë, por vetëm turp. Binjakëzimi i ekipit të Peqinit me Lazion ishte thjesht një premtim për ta bërë qesharak, por akuzat e gazetares Blerta Tafani e bëjnë me turp. Turp, i cili minimalisht duhet t’i kërkojë një falje publike gazetares, por dhe opinionit publik për modelin që ofrojnë njerëz si Alfred Peza.

Exit mobile version