Ironia e politologut: Shpall kandidaturën për Drejtor Policie, mund t’i arrestojë keqbërësit se nuk i njoh

Politologu i njohur Ermal Hasimja nëpërmjet një statusi në facebook, ka ironizuar shpalljen e vendit vakant për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, duke u shprehur se shpall kandidaturën me argumentet e mëposhtme.
Si argument kryesor, Hasimja rendit mosnjohjen e keqbërësve dhe mundësinë e arrestimit gabimisht të tyre, për shkak të kësaj gjëje:

Më poshtë postimi i plotë:

Shpall kandidaturën time për Drejtor të Policisë së Shtetit me argumentet e mëposhtme:
1. Nuk njoh keqbërës dhe rrjedhimisht mund t’i arrestoj gabimisht.
2. Nuk njoh as policët e inkriminuar dhe për pasojë nuk u rrezikoj karrierën, sepse kam prirjen t’u besoj njerëzve.
3. Kam parë plot filma me vjedhje, vrasje, etj., ndjek lajmet ndërkombëtare dhe mund të sjell plot shembuj të stilit “këto ndodhin kudo”.
4. Miqtë i kam punëtorë e të ndershëm dhe nuk kam kë të punësoj kot në polici në kurriz të taksapaguesve.
5. Zyrat nuk i kam qejf dhe nuk do të kem nevojë të shpenzoj një djall e gjysëm për të rimobiluar zyrën.
6. Jam për legalizimin e hashashit sepse mendoj se duhet të fitojnë edhe fshatarët e varfër e jo vetëm ai që punon për trafikantët.
7. Për shkak të pasionit tim për erëzat nuk do të arrestoj keqbërës publikë si Mondi i Farave t’Lulediellit ose Nonë Gzimja e Majdanozit.
Votoni për mua!

Exit mobile version