Alibeaj paraqet faktet: 25 prilli masakër elektorale! Betejën do e vijojmë edhe në parlament

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Enkeleid Alibeaj këtë të mërkurë, i ftuar në studion e ABC News ka dhënë detaje në lidhje me faktin se, pse opozita kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve për 9 qarqe.

Alibeaj është shprehur se, PD ka vendosur që të shpallë pavlefshmërinë në 9 qarqe jo pse në qarqet e tjera është fituese por fakti se nuk ka pasur shkelje aq të theksuar si në këto qarqe.

Në fjalën e tij ai theksoi se, punësimi, përdorimi i parave të tërmetit dhe administrata publike janë dhe faktet më të dukshme të përdorura në zgjedhjet.

“Sipas përllogaritjeve tona të bëra nëpër çdo qark na rezulton se vetëm në tre qarqe jo se nuk ka pasur shkelje dhe se nuk është përdorur administrata por duket se ka më pak. Në 9 qarqe kemi konstatuar masivitet të shkeljeve dhe ndikimi i paligjshmërisë sjell ndryshimin e rezultatit. Kodi zgjedhor njeh rinumërim dhe pavlefshmërinë, rinumërimi është se ti je dakord me procesin zgjedhor por për shkak të gabimeve teknik ti ke pretendim. Jo vetëm me 25 prill po dhe më parë ka pasur shkelje për fushatën zgjedhore. Ne nuk kemi pretendime, por janë fakte dhe akte të asaj që ka ndodhur, Duket si e palogjikshme por kështu është rregulli i kodit Zgjedhor. Qeveria ishte përgjegjësja kryesore e mbarëvajtjes së fushatës, e dyta policia që duhet të parandalonte çdo veprimtari jashtëligjore dhe më pas prokuroria që duhet të vigjilonin jo vetëm gjatë fushatës por edhe 4 muaj më parë.

Në katër muajin e fundit nuk lejohen punësime dhe ne kemi të dhëna se janë bërë punësime, 10 mijë të punësuar në 3 mujorin e fundit të 2020, një tjetër metodë është ajo e rritjes së pagave. Brenda 4-mujorit të fundit meqë jam në qarkun Fier ka pas të punësuar në bashkinë Mallakastër. Paratë e tërmetit 40 milionë janë përdorur për tu ndarë familjarëve, kur ka ndodh tërmeti ka ndodhur në 2019 dhe mbështetja financiare duhet që të ishin shpërndarë. 40 milionë euro qeveria i ka përdorur vetëm nga buxheti i shtetit. Nga 17 prilli 25 janë hedhur 6 milionë euro.

Identifikimet e akteve anti ligjore ne i kemi filluar gjatë gjithë kohës, janë bërë 180 kallëzime penale në SPAK ndaj institucioni duhet të hedhë dritë”, ka thënë Alibeaj.

Exit mobile version