Alibeaj pyetje avokatit Gjokutaj: Çfarë përmban kërkesa e deputetëve në Gjykatën Kushtetuese

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Në këtë mbledhje janë përfaqësues të prokurorisë Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja si dhe përfaqësues me prokurë të Sali Berishës, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Ndërkohë nga opozita i pranishëm është vetëm Enkelejd Alibeaj, ndërsa Sali Berisha ka refuzuar të marrë pjesë.

Alibeaj i është drejtuar me një pyetje Genc Gjokutajt në lidhje me kërkesën për pezullimin e mbledhjes ose shtyrjen e saj.

Enkelejd Alibeaj: Ju mund të shprehni opinionin tuaj por d ta shprehni si një anëtare e Këshillit. Duke qenë se është kërkesë paraprake e udhës është që të trajtohet me respektin maksimal, jo vetëm kërkesa por dhe arsyet që avokati u mundua ta sqarojë. Kam një pyetje për avokatin: Kërkesa e paraqitur nga deputetët në Gjykatën Kushtetuese ka për objekt të vetin pezullimin e procedurave parlamentare për kërkesën e paraqitur nga SPAK apo i përket vendimeve të marra nga Gjykata më parë, do të doja në shpjegim.

Ndërsa Genc Gjokutaj i është përgjigjur duke iu drejtuar sërish kryetares Lindita Nikolla: Së paku ky Komision duhet ta shtyjë deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese. E nderuar zonja Kryetare ju duhet të shpreheni me një vendim nëse e pranoni kërkesën tonë me një shtyrje ose pezullim të mbledhjes apo jo. Do bindeni që kemi të drejtë, që të bëjmë një punë të mirë. Ju duhet ta shikoni me një vëmendje të shtuar. Është për të mirën e ligjit. Ne kemi dy muaj që kërkojmë të vijmë këtu. Vijmë pas dy muajsh sepse të nderuarit prokurorë duan të riparojnë shkeljet që kanë bërë në shkallën e parë.

Exit mobile version