Enkelejd L. Alibeaj vs S.Berisha, biri i antikomunistëve e mundi produktin e Bllokut të Ramiz Alisë!

Nga Sidi Hasanaj

Një betejë shumë simbolike dhe substanciale, ndodhi sot në Kuvend. Në dyert e Kuvendit Berisha me pak militantë (kryesisht të moshës së tretë) protestonte me fjalime groteske bashkë me enturazhin e tij.

Kryefjala e protestët ishte shumë infantile, ulurisnin dhe çirreshin duke i mëshuar vetëm një fjalie:

“Opozita është Berisha, dhe kryetar i PD është Berisha”

Në mënyrë servile, gjithë larvat politike të FRPD dhe deputetët e rithemelimit, treguan qartë se protestën nuk e kishin kundrejt Edi Ramës, por i bënin presion Drejtësisë dhe Trupës ndërkombëtare me mënyrën e tyre banale se ata luftojnë për vulën e PD, për mburojën që të jep gati ex-oficio posti i kryetarit të PD para drejtësisë. Beteja e tyre me 300petritë s’është aspak ndaj Rilindjes dhe Ramës, aspak për qytetarët e varfëruar, por për të fituar vula, pushtet, logo që ju japin mburojë për milionat e tyre!

Nga ana tjetër, brenda kuvendit, Enkeljd Alibeaj në komisionin e shqyrtimit të imunitetit të Berishës, i dha një goditje të fortë juridike, morale dhe politike Berishës.

Ai ju drejtua avokatëve të Berishës dhe prokurorit Arben Kraja:

“Berisha bëri kërkesë të mbrohet sot këtu nga përballja me drejtësinë, me precedentin Sajmir Tahiri. Por ka diçka, për Sajmir Tahirin u kërkua arrest me burg dhe jo detyrim paraqitje, por mbi të gjitha ka një imoralitet të madh!!! Në atë komision si unë, si Berisha, si gjithë deputetët e PD on bllok votuan pro heqjes së imunitetit të Tahirit për tu arrestuar, sot Berisha kundërshton Berishën e atij komisioni… sot Berisha mbron justifikimet e Tahirit dhe Socialistëve dhe ka dalë kundra qëndrimit të PD për tahirin”

Pra për herë të parë Alibeaj tregoj publikut që për të njejtën kërkesë të drejtësisë për S.Tahirin, Berisha dhe servilët e tijë dikur votuan pro… sot kërkojnë të votojnë kundra!

Një shuplakë morale dhe juridike që Alibeaj i bëri Berishës duke i rrëzuar çdo kartë morale.
Një betejë e madhe e fituar nga beteja simbolike mes birit të antikomunistëve kundrejt produktit të Ramiz Alisë dhe partisë së Punës.
Historia është shumë bukur ndonjëherë, pasi “rastëtsisht” kjo betejë u bë para vilës së Mehmet Shehut, Hysni Kapos e Enver Hoxhës… shaka të fatit, por biri i antikomunistëve sot e shkatërroi doktorin e demonëve më sipër!

Exit mobile version