Alibeaj: Vetingu në polici përmes një ligji katrahurë

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se ky pr/ligj është një katrahurë dhe policia është në skëterrë. Sipas tij, qeveria është e lidhur me krimin dhe e marrë peng nga ‘Audi’ i Tahirit. “Policia sot në skëterrë, drejtuesit janë në arrati. E sollët ju në këtë gjendje dramatike. Policia burgosi gjynahqarët. Kjo është katrahurë e vetinut. Ju të gjithë si qeveri jeni lidhur dorë për dorë dhe jeni marrë peng nga ‘Audi’ i ish-ministrit Tahiri”, tha Alibeaj. Çfarë qëndrimi mbajte për Saimir Tahirin zoti Xhafaj? A duhet bërë vetingu në polici dhe për këtë nuk ka asnjë lloj diskutimi. Policia ka kapitulluar’, tha deputeti demokrat, duke përmendur rastin Tahiri. ‘Çfarë bëre për 20 familjet kriminale’ i tha Alibeaj, Xhafajt. Sipas deputetit të PD-së, 120 drejtues të policisë sot janë në arrati ‘që i përdorët për 5 vjet e tani i çuat në arrati’. ‘Raportet e ndërkombëtarëve si ai i Europol dhe Departamentit të Shtetit për drogën, treguan se në çfarë gjendje është Shqipëria në lidhje me drogën’, theksoi gjatë fjalës së tij deputeti Alibeaj. Sipas deputetit demokrat, ‘Rama u bëri thirrje policëve që hiqni grada e hiqni kapele e mblidhini vota për Partinë Socialiste’. ‘Ishte fundi i policisë, i asaj ‘bravo çunat’, çunat që kanë çarë ferrën sot. Çunat që arrestuan hallexhinjtë, për një cigare hashash’, theksoi gjatë fjalës në Kuvend deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Exit mobile version