Ambasada e SHBA: Blerje votash dhe presion ndaj votuesve

Incidentet e blerjes së votës, fotografimi i fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve kanë qenë shqetësimi i ngritur nga Ambasada e SHBA në Tiranë në reagimin e saj në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri. Në një reagim për mediat, ambasada amerikane flet gjithashtu edhe për shkelje dhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor. Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri. “Shtetet e Bashkuara urojnë qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit. Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre. Vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve. Zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën pjesës më të madhe të këtyre ankesave, disa prej të cilave përfunduan në arrestime. Edhe pse disa nga shkeljet zgjedhore të dëshmuara ishin serioze dhe duhen adresuar, ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e SHBA-së.

Exit mobile version