Amerika e Trump, si do të jetë?

Populist, autoritar, realist, eastern republican, proteksionist, market populist, nativist, fashist, centrist radikal, indiferent: politologët janë lodhur për ta vendosur Trump në një territor të mirëlimituar të hartës ideologjike, shpesh pa kuptuar se përpjekja e distilimit teorik e politikës së tij shkel premisat antiintelektuale mbi të cilat mbështetet trumpizmi. Trump nuk është ideology, është një mishelë midis senatorit McCarthy dhe Kanye West në vilën e Playboy. Është antagonizmi pop në sfondin e stanjacionit. Një forcë likuide, amorfe, që përhapet prej infektimit instinktiv, jo prej bindjes dhe proliferon nën lëkurë. “Gjenia e Trump është pikërisht kjo: mospasja e asnjë ideologjie”, thotë Sam Tanenhaus, gazetar, për shumë vite tek “New York Times” dhe historian i lëvizjes konservatore. Por mungesa e një impianti ideologjik që nuk futet në kategorinë tradicionale nuk do të thotë se personazhi i tij nuk ka paraardhës të njohur në historinë politike amerikane. Në pelegrinazhin e tij nëpër fushatat elektorale nga 1960 më 1972, Theodore White, kronist politik i madh me simpati demokratike, ka vërejtur praninë e një partie të tretë të padukshme që lëviz prapa kuintave të një bipolarizmi në dukje jo i sulmueshëm, një forcë e ushqyer nga pakënaqësia ndaj impiantit politik që vazhdimisht ushtron presion dhe e sposton aksin e debatit, por rrallë gjen legjitimimin dhe strukturat organizative të nevojshme për të mbështetur një garë elektorale të besueshme. “Gjithmonë ka ekzistuar një grup influent, sidomos në të djathtën, që nuk e njeh legjitimitetin e partisë”, pohon Tanenhaus, autor më 2009 i esesë profetike “The Death of Conservatism”. Sot cek me shaka një copëz lidhur me dekompozimin, por nuk është tamam shaka. Tek trumpizmi ka një dimension proteste, tiparet e të cilit “duken familjare”: “Një ‘qendër radikale’ e elektrizuar e lënë pasdore nga politika as usual, ankthe ekonomike, ndryshime demokratike që penalizojnë bazën republikane natyrale”.
Janë të njëjtit elementë që e kanë çuar Ross Perot, njeri shumë i pasur, por pa famën e Trump, të marrë 20 milionë vota më 1992. Në një kontekst polarizimi politik në rritje, Trump ofron një alternativë me tipare ideologjike mjaft konfuze sa të tërheqë simpatitë e një baze po kaq konfuze. Analizat e mjeshtrit të madh të të dhënave ekonomike, Nate Silver lidhur me përbërjen e elektoratit të Trump konfirmojnë se nuk është një produkt i bipartitizmit: “Është gjëja më e afërt me një kandidat të besueshëm të një partie të tretë prej shumë kohësh e këtej”. Fakti që ka siguruar nominimin e një partie tradicionale nuk e ndryshon natyrën alternative të operacionit të saj. Elektorati i Trump u shpëton analizave të ngurta mbi bazë etnike apo ekonomike. Në kundërshtim nga sa sugjerojnë klishetë mediatike, ata që e kanë votuar në primaret republikane nuk kanë qenë vetëm të bardhët më të varfër dhe më pak të arsimuar. Një sondazh i RAND Corporation vëren se mbi 86 për qind e votuesve të Trump janë të gatshëm ta nënshkruajnë këtë deklaratë: “Njerëzit si unë nuk u dëgjohet zëri mbi çka ndodh në qeveri”. Asnjë kandidat tjetër nuk ka grumbulluar kaq shumë konsensuse midis amerikanëve që nuk ndjehen të përfaqësuar. Partia e tretë e Trump është ajo e atyre pa zë.
Modeli më i vonshëm i demagogut të zemëruar nuk vjen nga radhët republikane, por nga ato demokrate: është George Wallace, guvernatori i Alabama, ai që në vitin 1968, si kandidat i pavarur, ka fituar diçka si 10 milionë vota dhe 5 shtete me një platformë egërsisht pro – segregacion, agresivisht law and order dhe të mbështetur mbi izolacionizmin. Në këtë fushatë sureale dhe të dhunshme, Wallace fyen, provokon, shan; mitingjet e tij janë shënjestër fikse manifestuesish dhe prishësish mitingjesh. Mjaft i vetëdijshëm sesa qenë të çmuara, në terma të vëmendjes dhe të simpatisë – me një fjalë: spektakël – këto inkursione të padëshiruara, Wallace ka ndryshuar ide kur një i çmendur e ka qëlluar, duke e katandisur në karrige me rrota. Thirrja “Segregation now! Segregation tomorrow! Segregation forever!” e populistit të Alabama ishte ekuivalenti i “meksikanëve përdhunues” apo i mbylljes së kufijve myslimanëve. Por Wallace ishte edhe një mjeshtër i artit të sarkazmës dhe i gallatës; nga podiumi ngrinte gishtin e mesit duke qeshur kundër hipive që protestonin: “Duhet të ketë edhe grevë të parukierëve!”. Viktimat e preferuara të retorikës therëse të tij qenë “profesorët që nuk dinë të parkojë as një biçikletë siç duhet”. Votuesit e Wallace nuk qenë ekskluzivisht segracionistë të Jugut: peshkonte në një shtresë pakënaqësie më të thellë dhe të padallueshme. Për të mos i vënë diga zgjerimit të konsensusit, ka botuar një program të detajuar vetëm 3 javë përpara votimit. Trump është Wallace me Twitter.
Një epigon i shquar dhe shpesh i harruar i partisë së tretë të padukshme është William Borah, “luani i Idaho”, senatori që më 1936 fitoi primaret e Partisë Republikane, por më pas u shkarkua në konventën e partisë, që atëherë ushtronte një pushtet absolut. I pështirosur nga establishment, Borah refuzoi që t’ia japë mbështetjen e tij Alf Landon, kandidatit zyrtar. Borah ishte një izolacionist i zjarrtë kundërshtar i socializmit, por i magjepsur nga Bashkimi Sovjetik, që e priste si mik të shquar, një promotor i tregut, por proteksionist në rastin konkret, një konservator i renditur në krahun progresist, në polemikë të përjetshme me establishmentin dhe nganjëherë edhe me veten. “E kam të vështirë ta imagjinoj senatorin Borah që ecën në të njëjtin drejtim me kalin e tij”, kish komentuar Presidenti fjalëpak Calvin Coolidge kur mësoi lajmin se Borah pëlqente kalërimin. Legjenda e do që më 1939, pas pushtimit të Polonisë, i ka thënë një gazetari: “Zot, sikur vetëm të kisha mundur të flisja me Hitlerin, e gjitha kjo do të ishte shmangur!”. Nuk ka pasur kohë për ta konfirmuar deklaratën: Borah ka vdekur në gjumë në janar të 1940, por shprehja që i është atribuar ka mbetur në fjalorin politik të Washingtonit, shpesh e përdorur negativisht nga republikanët për të treguar tendencën e keqe për të negociuar me diktatorë dhe terroristë. Megjithatë, nuk stonon me shpirtin e Trump, artist i negociatës i gatshëm që të bëjë traktativa me Vladimir Putinin dhe të ulet në tavolinë me koreanoveriorin Kim Jong-un, teksa inkurajon Japoninë që të ndërtojë një arsenal bërthamor për ta lehtësuar Amerikën nga barra e ruajtjes së stabilitetit në zonë.
Por arketipi i demagogut amerikan mbetet Huey Long, populisti me dopiopetin e ngrirë që sokëllinte kundër të pasurve dhe me thirrjen që “t’u ndajmë pasuritë!”, e ka bërë Louisiana e tij gjënë më të ngjashme me një shtet policor që Amerika ka eksperimentuar ndonjëherë. Familja Long e ka dominuar për gjenerata politikën lokale me një stil midis luftës punëtore dhe klanit mafioz. Roosevelt e konsideronte Long një “Mussolini në forcë” dhe se duhet të ketë marrë frymë i lehtësuar kur një muaj pasi Long kish deklaruar se donte të garonte për Shtëpinë e Bardhë, kushëriri i një kundërshtari politik të tij është fshehur pas një kolone të godinës së Kongresit të Baton Rouge, kryeqytetit të Louisiana dhe e ka vrarë me një goditje pistolete në gjoks. Kritikët e pëshpërisnin nofkën e tij, “The Kingfish”, në mënyrën e gjermanizuar “Der Kingfish”, ndërsa ai gëzonte një famë princërore pranë popullit të tij në kërkim të një heroi, të kultivuar duke i shtyrë akoma më majtas premtimet e rigjallërimit dhe të begatisë të New Deal, duke bërë të rrjedhë nga pallati një shtet social i bollshëm dhe i shprehur nga Melania në mënyrë të qartë dhe në një anglishte sllavizuese që ka muzikalitetin e saj, zbuten përballë triumfit vezullitës të hollit të Trump Tower, i zgjedhur si vend për intervistën, fjalët janë të gllabëruara nga karriget në stil Luigji XIV rregulluara nga arreduesi i një reperi egocentrik, nga llambadarët e kristaltë, nga mermeret, nga kolonatat, nga luksi i shfrenuar. Një oligark rus do t’i kishte sugjeruar një çikë thjeshtësi. Çfarë imazhi do t’i transmetojë vallë klasës së mesme të trazuar që Trump e synon ish-modelja sllovene të zhytur në këtë luks vezullitës? Unë kam fituar: mund të fitoni edhe ju.
Brendi i veçantë populist i Trump nuk parashikon që manjati i madh ta ulë nivelin e popullit, të shtiret si i varfër për t’u ushtruar me simpatinë, por që e ekspozon stilin e tij të rafinuar të jetesës ndaj kujt e lakmon. Unë nuk zbres, hajdeni ju. Ajo e Zonjës së Parë aspiruese nuk është intervistë, është një premtim trashanik negativ, është ëndrra amerikane në 24 karat. Bëhet fjalë për një episod prej manuali “plutografie”, arti i të ekspozuarit pasuritë që në vitet tetëdhjetë është bërë pothuajse shkencë. Natyrisht, në intervistën e Melania është mbrojtja e detyruar e bashkëshortit, elozhi i një raporti adult në të cilin secili ka autonominë e tij, të drejtat e tij, hapësirat e tij, aq sa Donald na del pothuajse si një ikonë feministe; është shikimi manjetik i një 45-vjeçareje që midis akrobacive të fjalëve thotë: “Jam një full time mom”. Ajo që mbizotëron është premtimi implicit në skenografi. Trump nuk i do të gjithë njerëzit të vendosur në apartamente standard me arredim Ikea, por të mbuluar me ar si sovranë. Çdo njeri si mbret. Trump është i palëkundur në skemën binare të partive kështu siç i njohim; ka qëndrimin, retorikën dhe physique du rôle e kandidatit ekstrem dhe minoritar. Për të parë me qartësi prapatokën ideologjike duhet klikuar në mënyrë të përsëritur shenjën “minus” në funksionin zoom të hartës politike, siç bëhet tek Google Maps kur dëshirohet të kuptohen distancat dhe proporcionet. Fenomeni Trump duhet vërejtur me lupë, jo me mikroskop. Ideologjia bazë që shpreh kandidati – dhe që normalisht në debat nuk vërehet, pasi përjashtohet apo lihet në hije – është nacionalizmi. Trumpizmi është një version i praruar dhe vezullitës, veçanërisht i shfrenuar dhe antiintelektual, por lëviz në kuadër të politikës së identitetit, premisë gjerësisht e refuzuar nga partitë e sotme amerikane.
Politologu Samuel Huntington, babai i tezës së përplasjes të qytetërimeve, ia ka kushtuar pjesën e fundit të refleksionit të tij identitetit amerikan dhe shkëputjes midis ideve të elitës dhe konceptimit identitar të ngulitur në popull. Me pak fjalë, ideja e zhvilluar nga Huntington është se elita i ka prerë rrënjët e saj, të ngulitura në terrenin anglosakson dhe protestant, për të ndjekur një ideal kozmopolit, transkombëtar, universalist, fort mirë të eksportueshëm në çdo cep të globit, një formë mendimi që tenton ta vërë prefiksin “multi” përpara çdo mbiemri. Trump i quan “sirenat false të globalizmit”. Në të kundërt, populli është i lidhur me atë ndërthurje identitare që Huntington e quan “kredoja amerikane”, edhe atje ku ka ndodhur më pak përpunimi konceptual, deri vetëdijen e përmbajtjes specifike të një kredoje të tillë, shumë amerikanë kanë mbetur të lidhur gjerësisht dhe instinktivisht. Artikulli “Dead Souls: The Denationalization of the American Elite”, i botuar në revistën “The National Interest” më 2004, duket si i shkruar në mes të fushatës së stuhishme të Trump që ka tronditur Amerikën, por Huntington nuk kishte lexuar ardhjen e një restauruesi identitar në filxhanin e kafes, thjesht vërente elementët që kanë gjeneruar dhe ushqyer trumpizmin. Politologu libertar, Charles Murray nënvizon se shfaqja e një fenomeni të ngjashëm me këtë të sotmin “ishte e parashikueshme” dhe se, duke qenë shumë më e vjetër dhe më e rrënjosur sesa interpretuesi bjond i tij, trumpizmi do t’i mbijetojë Trump. Shkruan Huntington: “Në përgjithësi, publiku është i preokupuar me sigurinë fizike, por edhe me sigurinë sociale, që ka të bëjë me mbështetshmërinë, me brendësinë e kushteve të pranueshme të evolucionit, me tendencat ekzistuese në termat e gjuhës, kulturës, shoqërimit, fesë dhe identitetit kombëtar.
Për shumë elita, këto preokupime janë dytësore krahasuar me pjesëmarrjen në ekonominë globale, me mbështetjen e tregtisë ndërkombëtare dhe të emigracioneve, me mbështetjen e tregtisë ndërkombëtare, me promovimin e vlerave amerikane jashtë vendit dhe me inkurajimin e kulturës së minorancave në atdhe”. Sipas studiuesit, fraktura midis elitës dhe popullit nuk është midis izolacionistëve dhe internacionalistëve, por midis nacionalistëve dhe kozmopolitëve. Vala patriotike që ka pasuar 11 shtatorin e “ka nxjerrë përkohësisht në plan të dytë këtë frakturë”, vazhdon Huntington, por në mungesë të kërcënimeve me përmasa të ngjashme “forcat këmbëngulëse të globalizimit ekonomik do ta lehtësojnë procesin e çnacionalizimit të elitave”. Në perspektivën kozmopolite – që Huntington e kritikon konceptualisht dhe Trump në gjerësi – Amerika “është e jashtëzakonshme jo se pse është një komb unik, por sepse është bërë “kombi universal”. Është bashkuar me botën nëpërmjet ardhjes në Amerikë të njerëzve nga shoqëri të tjera dhe nëpërmjet përhapjes së gjerë të kulturës popullore e të vlerave amerikane në kultura të tjera. Dallimi midis Amerikës dhe botës po zhduket nëpërmjet triumfit të fuqisë amerikane dhe të atraktivitetit të shoqërisë e të kulturës amerikane”.
Amerika e Trump është great, nuk është e jashtëzakonshme. Politika e identitetit ekziston në masën në të cilën vendos kufij, afirmon dallime, sanksionon se ku mbaron un-i dhe ku fillon tjetri, prodhon rezultate që nuk janë të replikueshëm apo të eksportueshëm, por gjithmonë historikë dhe të kufizuara. Një mur i ndërtuar gjatë një kufiri e rëndon konceptin në mënyrë vizuale dhe simbolike. Kurse ideja kozmopolite i zbeh dallimet, tenton që t’i zhdukë, përjashton atë që i vëren në shumë të rrezikshmin armik të shoqërisë së hapur. Filozofja kozmopolite, Martha Nussbaum e ka shpallur krenarinë atdhetare “moralisht të rrezikshme” dhe mendon se njerëzit e arsyeshëm duhet të mendojnë në fakt që të betohen përpara “komunitetit global të qenieve njerëzore”. Në shumë universitete amerikane, fidanishte të mentalitetit kozmopolit, të pyesësh një student me tipare të qarta aziatike se “Nga je?” është një fyerje e papranueshme që në disa raste mund edhe të dënohet nga autoritetet universitare. Vetë formulimi i pyetjes implikon një dallim identitar të papranueshëm në një shoqëri multikulturore, është një “mikroagresion”, gjest mizor sepse i diktuar më shumë nga një refleks i kushtëzuar sesa nga një qëllim dashakeqës. Për ta zgjidhur pa tensione problemin krejtësisht identitar e të quajturit të gjërave me emrin e tyre – shkaktuar nga zhdukja e gjërave, jo nga mungesa e emrave – ka lindur politikisht korrektja dhe nuk është rastësi që një pjesë e caktuar e sharmit të Trump të burojë nga thyerja e qëllimshme e dogmave të gjuhës hiperkorrekte. Kandidati guxon të thotë atë që votuesit guxojnë vetëm ta mendojnë.
Kjo aftësi për të krijuar një simpati me votuesit përkon me një vëzhgim tjetër të Huntington: “Ndërsa elitat denacionalizohen, amerikanët mbesin njerëzit më patriotë të botës” dhe kjo ka pasoja të rënda mbi shëndetin e demokracisë: “Politikisht, demokracia mbetet e tillë sepse qeverisësit zgjidhen nëpërmjet zgjedhjesh të lira. Por, në shumë aspekte, është bërë një demokraci jo përfaqësuese, pasi për zgjedhje vendimtare të ndryshme, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar, liderët e saj miratojnë ligje dhe implementojnë politika në kundërshtim me idetë e popullit amerikan. Në të njëjtën kohë, populli amerikan është larguar gjithnjë e më shumë nga politika dhe nga shteti”. Gara e papërmbajtshme e Trump drejt nominimit republikan ka prishur çdo kalkulim politik, por sidomos ka bërë pluhur një ide të fiksuar tek “The Party Decides: Presidential Nominations Before and After Reform”, një studim i University of Chicago që e mbështeste idenë me të dhëna historike dhe institucionale tezën sipas të cilës është aparati tentakular i partisë, jo zgjedhësit, ata që vendosin kandidaturat që kanë peshë. Duhet të jetë shumë i gjerë hendeku midis vizionit të elitës dhe ndjenjave të thella të një mazhorance të heshtur nëse Trump ka arritur të thyejë një mekanizëm kooptimi që dukej i përcaktuar në mënyrë përfundimtare.
Ngushtësisht i lidhur me raportin midis qeveritarëve dhe të qeverisurve është raporti midis Amerikës dhe botës. Huntington nënvizon tri qëndrime bazë: “Amerikanët mund ta përqafojnë botën, domethënë t’ua hapin vendin popujve dhe kulturave të tjera; mund të rimodelojnë shoqëri të tjera sipas vlerave dhe kulturës amerikane ose mund të tentojnë ta mbajnë shoqërinë e tyre të dallueshme nga ajo e popujve të tjerë”. Trump e ka thënë qartë se aderon në paradigmën e dallimit, domethënë të mbrojtjes dhe të ruajtjes. Në diskutimin në të cilin ka pastruar nga pluhuri moton e vjetër “America First” si “temë kryesore dhe dominuese të administratës time”, ka shpjeguar se “shteti–komb mbetet themeli i vërtetë i harmonisë dhe i lumturisë”. Muret, tarifat ndaj mallrave, fuqia ushtarake e jashtëzakonshme, por e përdorur në funksion shkurajues dhe mbrojtës, ripërkufizimi i NATO-s “demode”, presioni mbi aleatët – parazitë që të pushojnë së rënduari mbi Washington nuk janë gjë tjetër veçse pasoja politike të një qasjeje nacionaliste. Në vizionin e Trump, tragjeditë e Lindjes së Mesme “kanë filluar me idenë e rrezikshme se do të mund ta çonim demokracinë perëndimore në vende që nuk kishin as përvojë dhe as interes tek demokracia”.
Amerika trumpiste është një fuqi ekonomikisht e lulëzuar dhe ushtarakisht shkatërruese që e gjen përmbushjen e vet në kultivimin e punëve të veta dhe kandidati pohon në mënyrë implicite që Huntington thotë në mënyrë eksplicite: “Shumica dërrmuese e popullit amerikan dëshiron që të ruajë dhe të forcojë identitetin amerikan të kultivuar në shekuj”. Mbetet një dyshim, heroi popullor dhe populist që kap dhe interpreton instinktet antielitare e njeriut të rrugës mund të jetë një ndërtues miliarder nga Manhattan me lavamanet e avionit privat të lara në flori që është rritur në nyjet e pushtetit, duke ju bërë simboli? Po dhe jo. Përkufizimi i “kandidatit antisistem” apo “antiestablishment” në njëfarë kuptimi është e pavend dhe qesharake. Trump është mishërimi i establishmentit, një xhevahir vezullues i tij. Por nëse merret termi në kuptimin e tij kozmopolit dhe universalist, atëherë perspektiva ndryshon. Trump ka interesa ekonomike globale, por nuk ka karakteristikat prej “njeriu të Davosit”, nuk është anëtar i “superclass”, nuk ftohet në sallonet globale, raportet e tij me financën e madhe janë intensive, por të kufizuara në interesat tregtare të tij; është realist, jo vizionar, nuk pëlqen të trafikojë me të mira shumë volatile dhe të sofistikuara pasi perandoria e tij është e ndërtuar mbi betonin dhe publicitetin, shtylla të një ëndrre pastërtisht amerikane. Është një copë e establishmentit lokal e përjashtuar nga arsyetimet e elitës globale.
(Nga Geopoliticus)

Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Exit mobile version