Amnistia penale, Sefa: Përfshirja 700 protestuesve, kusht i domosdoshëm që PD-ja ta votojë

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa tha se drafti për amnistinë penale është i paplotë dhe se deputetët ende nuk e njohin relacionin përfundimtar të Ministrisë së Drejtësisë dhe arsyet pse e kanë çuar këtë institucion drejt këtij përfundimi.

Duke vijuar më tej, Sefa theksoi se mungon një shtresë shoqërore që është proceduar padrejtësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme, ata që akuzohet vetëm pse kanë protestuar, për familjen dhe të drejtën.

Sefa tha se është kusht i domosdoshëm i PD-së përfshirja e kësaj shtrese, në mënyrë që amnistia të jetë e gjithëpranuar nga të gjitha palët politike dhe nga shoqëria.

Drafti akoma nuk i ka ardhur në rrugë institucionale deputetëve të PD për të dhënë një opinion përfundimtar për të. E marrim të mirëqenë që është ai që ka publikuar dhe media. Propozimi i PD është që gjatë debateve që do bëhen në komisionet parlamentare duhet të kuptohen arsyet se pse qeveria ka ardhur tek ky propozim për një amnisti. Përveç projektligjit për amnistinë duhet dhe relacioni i tij, arsyet që e kanë çuar ministrinë për t’i prezantuar parlamentareve një amnisti të tillë të këtyre përmasave. Brenda 10 viteve janë bërë 4 amnisti penale. Duhen kuptuar arsyet.

Drafti që ka ardhur është i paplotë, ne nuk njohim relacionin përfundimtar të Ministrisë dhe arsyet pse e kanë çuar ministrinë drejt këtij propozimi, prandaj do rezervohemi për të mbajtur një qëndrim përfudnimtar. Një grup veprash penale aty nuk janë përfshirë. Në variantin që ne shohim na duket një draft i paplotë.

Mungon një shtresë shoqërore që është proceduar padrejtësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme, disa janë të dënuar ndërkohë disa të tjerë janë në gjykim. Akuzohen vetëm se kanë protestuar. Duke pasur në konsideratë dhe Gjykata Kushtetuese, ne të gjithë këtë shtresë shoqërore që llogaritet në 700 persona, mendoj se duhet të përfshihet në amnistinë penale. Kjo shtresë duhet të jetë pjesë e kësaj ministrie.

Nuk dua të hyj në debatin parlamentar për të vendosur kushte ose jo por për PD ka një rëndësi themelore, është kusht i domosdoshëm për të qenë pjesë e një amnistie të gjithëpranuar nga të gjitha palët politike dhe nga shoqëria . Në këtë grup shoqëror ka njerëz që kanë protestuar për të drejtën e tyre, për familjen e tyre. Nuk ka lidhje vetëm me protestues që kanë protestuar për PD-në.

Exit mobile version