Deputete e PD-së, Eralda Taso Bane: Kryetari i bashkisë Lezhë, shfaqje raciste, të papranueshme

Turp e faqja e zezë!

Në një kohë kur Shqipëria pret refugjatë sipas marrëveshjes me qeverinë italiane, pavarësisht kundërshtimit tonë për shkak se gjykojmë se Shqipëria nuk është ende gati për këtë hap pasi problemet te ne mbeten në nivel të mbijetesës dhe skamjes, ky zotëri, kryetari i bashkisë Lezhë bën këtë status i cili është diskriminues në çdo fjalë.

Pronar i Bardhë? Meme?

I bëj thirrje Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe të gjitha institucioneve të marrin masa ndaj këtij individi i cili sot ka diskriminuar një vajzë për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Justifikimet se ai status është miqësor janë përbuzje. Ndjej neveri për farën e keqe që po drejton institucionet e këtij vendi!

Partia Demokratike dhe unë personalisht do të sigurohem që kjo shfaqje e shëmtuar racizmi të mos kalojë me kaq.

FB IMG 1699715164782

Exit mobile version