Analisti: Njerëzit e shohin Bashën si Kryeministër!

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka analizuar situatën poliike me përplasjet Rama-Meta dhe lëvizjet në PD duke filluar nga përzgjedhjet e anëtarësisë, fushata e Bashës apo hapi i radhës i opozitës drejt 25 prillit.

Gjekmarkaj e nis nga skualifikimet e anëtarësisë duke thënë se nuk gjen arsye se pse Klevis Balliu në Pogradec apo Hekuran Hoxhalli në Devoll të liheshin jashtë por shton se ky është një proces model dhe shumë demokratik.

Sa i përket Tiranës, Gjekmarkaj kërkon që Basha mos hezitojë të provojë me figura politike jo pjesë e militancës së PD apo propozime të anëtarësisë por që t’i dalin garant për zonën gri.

Sipas analistit, PD që të kalojë në pushtet i duhet të luftojë fort për zonën gri dhe këtë mund ta bëjë nëse eksperimenton me figura politike që janë pjesë e këtij elektorati.

Për fushatën e Bashës, Gjekmarkaj e cilësoi si të duhurën pasi prek ekonominë që ndikon tek çdo qytetar pa përjashtim teksa shton për liderin demokrat se tashmë është krijuar përshtypja tek njerëzit se ai është një kandidat potencial për kryeministër më 25 prill.

Exit mobile version