Për përballimin e Covid-19 nuk ka para, por për “Piramidën” hidhen lumë 15 milionë euro, Fusha dhe Dulaku “fitojnë'” tenderin

“Fusha” shpk e biznesmenit Shkëlqim Fusha dhe “Edil-Al” e vëllezërve Dulaku kanë fituar, me një vendim jo shumë surprizë, tenderin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës për “rijetëzimin e Piramidës”, me një fond limit pre 1.6 miliardë lekë të reja (rreth 15 milionë euro).

“Fusha” dhe “Edil-Al” janë dy ndër kompanitë që kanë përthithur fondet më të mëdha të bashkisë së kryeqytetit, sidomos pasi drejtimin e saj e mori Erion Veliaj.

“Edil-Al” po ndërton disa prej kullave pranë qendrës së Tiranës, ndërkohë që “Fusha” prej shumë kohësh është përmendur si kompania që do të ndërtojë kompleksin e kullave në territorin ku gjendej deri pak kohë më parë godina e Teatrit Kombëtar, e shembur në mënyrë flagrante nga fadromat e Bashkisë së kryeqytetit.

Të dy kompanitë u përfshirë si bashkim operatorësh në tenderin e shpalluar nga Bashkia e Tiranës për rijetëzimin e Piramidës, një godinë e ndërtuar në vitin 1988, me qëllim glorifikimin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

1 21

 

 

 

 

 

 

Nëpërfundim të procedurës, Bashkia e Tiranës shpalli fitues “Fusha” & “Edil-Al”, në përfundim të një gare, ku merrnin pjesë kompanitë që kanë siguruar numrin më të madh të kontratave publike me institucionin e drejtuar nga Veliaj, si edhe të lejeve të ndërtimit për komplekse ndërtimi gjigande në zonat më të preferuara të kryeqytetit.

Në garë merrnin pjesë bashkimi i operatorëve “Salillari” dhe “G.P.G Company”, shoqëritë që renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë për numrin e kontratave që kanë marrë në pushtetin lokal.

Ky konkurent u skualifikua nga gara për “rijetëzimin” e Piramidës, për shkak të mos plotësimit të disa kritereve.

Në konkurim merrte pjesë edhe “Mane TCI”, e atij që zyrtarisht është biznesmeni më i pasur shqiptar, Samir Mane, e cila u përfshi në garë si bashkim operatotësh me “Inerti” dhe “Mane/S”.

Gjithashtu, në garë për rinovimin e godinës së Piramidës ishin edhe “Gener 2” e Bashkim Ulajt, si edhe kompanitë ‘Alb-Star”, “Agi-Kons” & R-T”, e disa të tjera.

Duket se Veliaj dhe vartësit e tij e kanë pasur të vështirë të zgjedhin mes “morisë” së konkurentëve, të cilët konsiderohen kryesisht nga opozita edhe si “oligarkët” pranë qeverisë “Rama”.

Në përfundim, të fituar dolën kompanitë e Shkëlqim Fushës dhe vëllezërve Dulaku, të cilët paraqitën ofertën e rreth 12.5 miliardë lekë (të vjetra) pa TVSH.

/BoldNews.al

Exit mobile version