Andrés Iniesta, klasiku i “El Clásico“

Andres Iniesta mund të përballet të dielën me “El Classico”-n e fundit, Barcelona-Real Madrid, në karrierën e tij. Mesfushori “Manchego”, të cilit i kanë mbetur edhe katër ndeshje në La Liga si lojtar i Barcelonës, para se ta mbyllë karrierën e tij të gjatë dhe të shkëlqyer në “Camp Nou”, ka qenë një klasik i “El Classico” në tri dekadat e fundit. Disa përplasje që kanë ndodhur në Champions, Kupën e Mbretit, Superkupa e Spanjës dhe La Liga, me “Don Andres” një protagonist në shumicën e tyre.
Bilanci i Iniesta në këto ndeshje është i favorshëm, që kur startoi në atë përplasje të largët, më 20 nëntor 2004, në “Camp Nou”. Barcelona fitoi 3-0 (me gola të Samuel Eto’o, Giovanni Van Bonckhorst dhe Ronaldinho), ku trajner ishte Frank Rijkaard. Që nga ajo klasike e parë, “Andresín”, siç e kishte atëherë nofkën, mesfushori i talentuar “Manchego” ia ka dalë të jetë shumë i suksesshëm, sa të njihet si “Don Andres”.
Në fillim, u duk se “Manchego” duhet të luftonte kundër atyre që dyshonin mbi aftësitë e tij për shkak të disa karakteristika, që janë, në fakt, pjesë e virtyteve të tij. Iniesta nisi t’i bindë të gjithë; edhe ata që mendonin se kishte një trup të brishtë, i paprojektuar për tronditje. Në të vërtetë, ky ishte një sportist i lehtë, që kishte nevojë për koordinim dhe gatishmëri në procesin e futbollit të plotë. Por, falë shpejtësisë së gjeneruar nga truri i tij, ai arriti të shfrytëzojë lëvizshmërinë, partneritetin, dredhinë dhe dinamizmin e nevojshëm për një klub si ai katalanas.
Gjenial në fushën e blertë dhe i përulur jashtë saj, virtyte që i ka ruajtur në nivelin më të lartë për shumë sezone, e ndoqën atë në një ekip elite gjatë gjithë karrierës.

Shprehja maksimale në futboll, të gjitha sukseset e Iniesta, janë përmbledhur në kurrikulën e tij, veçanërisht në klasiket midis Barçës dhe Real Madridit. Bilanci i tij është 16 fitore, 9 barazime dhe 12 humbje. Një “balancim” që përmirësohet, nëse shqyrtoni vetëm ndeshjet klasike të luajtura në La Liga (13 fitore, 5 barazime dhe 7 humbje). Dhe kjo është edhe më e favorshme në “Santiago Bernabeu” (8 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje).
Në ato 37 përleshje mes katalanasve dhe merenguesve, në të cilat ka marrë pjesë, Andrés ka arritur 3 gola dhe 8 asiste, duke qenë më shumë se një protagonist në disa prej sukseseve të paharrueshme “barcelonista”. Për shembull, në sezonin 2008-2009, në rezultatin 2-6 në “Bernabeu”, kur Andres, Xavi Hernandez dhe Leo Messi, “tre të vegjlit”, ishin të lidhur në aksin e mesfushorit-sulmues, që likujduan Real Madridin.
Ai ishte, gjithashtu, i rëndësishëm në fitoren 5-0 të “Camp Nou”, në La Liga 2010-2011, kundër Real Madridit të José Mourinhos. Përparësia e demonstruar ishte e tillë, që shtypi ndërkombëtar pyeste nëse Pep Guardiola kishte krijuar Barcelonën më të mirë në histori. Sa për golat, i pari erdhi në kthimin e Superkupës 2011-2012. Ajo ndeshje përfundoi me një fitore 3-2 dhe Andrés hapi rezultatin në minutën e 15-të.
Dy golat e tjerë të tij në “El Classico” erdhën në La Liga. Mesfushori hapi rezultatin (7′) në rezultatin 3-4 të kampionatit (2013-2014). Ai, gjithashtu, golin e fundit e realizoi në “Chamartín”, në rezultatin 0-4 të La Liga-s (2015-2016). Me këtë rast, ai mbylli rezultatin pas golave të Luis Suárez (2) dhe Neymar.

Exit mobile version