Anëtari i kryesisë së PD, Haklaj: Nga oxhaku i Berishës nuk do të dalë kurrë tym i bardhë, veç blozë!

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në FB ju ka dërguar një mesazh të gjithë atyre demokratëve, të cilët ditët e fundit po aludojnë, se mund të ketë një amnisti apo bashkim së shpejti me Sali Berishën.

Haklaj paralajmëron se nga oxhaku i Sali Berishës nuk mund të shpresohet se mund të dalë “tym i bardhë”, por vetëm blozë. Në këtë kontekst ai kujton edhe vijën e kuqe që shkaktoi ndarjen e PD, e cila sipas tij mbetet përgjithmonë motivacioni i nongratës ndaj tij: Pengimi i Drejtësisë, minimi i demokracisë…

“Sonte është Nata e Beratit, Nata e Mirë e Tretë!
Ju uroj gjithë shqiptarëve gezuar këtë natë të madhe, të bardhë, e cila është nata e faljes, që njerzimi i kërkon Zotit falje!

Nga oxhaku i Sali Çatisë, i veshur me të bardha si Papa në Shen Pjetër nuk do të dalë kurrë tym i bardhë veçse blozë e zezë prandaj demokratët, shqiptarët, por as Zoti nuk do t’ia falin nongratës minimin e demokracisë, pengimin e drejtësisë, cënimin e sigurisë kombëtare!”, shkruan anëtari i kryesisë së PD, Azgan Haklaj.

 

d2ca2d51 8ae9 4b8f ad55 d9957686db56 424.jpeg

Exit mobile version