Të vërtetat që nuk u thanë për protestën e 20 shkurtit!

Nga Ermal Peçi

Ka një pandem të pamohushme në të gjithë këtë histori politike, të luftës që po ndodh brenda opozitës dhe protestës së 20 shkurtit. E rrethuar me gjysmë të vërteta, të cilat janë dhe mashtrimet e mëdha të kohës. Në fakt “Pema që bie bën më shumë zhurmë se pylli që rritet”, kjo është dhe fabula e asaj që po ndodh në opozitën shqiptare. Në një anë është Berisha që simbolizon pemën e rënë dhe i duhen protesta për të mbajtur zhurmën gjallë dhe për të bërtitur nga shkallët e PD-së me gojën e Bardhit, dua vulën dhe në anën tjetër është PD-ja me Lulzim Bashën, i cili është duke konsoliduar ekipin e tij politik për t’i dhënë një alternativë Shqipërisë. Një ekip me ekspertë dhe profesionistë, të cilët as nuk kanë damkën e të korruptuarit në opinionin publik, nuk kanë asnjë lidhje me të shkuarën e nuk përfaqësojnë asnjë mendësi të politikës së vjetër.
Të ndalojmë tek të vërtetat që nuk u thanë për protestën, e cila u quajt nga zërat pranë Berishës si një nga më të mëdhatë. Ajo protestë nuk kishte më shumë se 7 mijë vetë në shesh, por edhe sikur mos të ndalojmë tek numrat. Në vitit 2019 Lulzim Basha zhvilloi disa protesta, të cilat jo vetëm ishin më të mëdha në numër, por dhe kishin mesazh politik, por që nuk gjetën mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe tashmë arsyet i dimë pse. Foltorja dhe njerëzit e Berishës nga mëngjesi deri në darkë flisnin që Basha i shiste protestat dhe prandaj fikeshin. Po protestën e 20 shkurtit kush e fiku? pse këta që do e rrëzonin Ramën për 6 muaj, lajmërojnë protesta me 3 muaj afat përpara kohe dhe kur vjen dita e protestës e mbyllin para se të fillojë Big Brother. Kush e shiti protestën që u fik pa u ndez?!
Kjo konfederarë, e cila doli në shesh për të rrëzuar Ramën hallin e ka me SPAK-un dhe me Lulzim Bashën. Me SPAK, sepse nga Ilir Meta, Fatmir Mediu edhe Sali Berisha dosjet e tyre po hetohen nga SPAK-u dhe me Bashën sepse është i vetmi politikan që guxoi dhe bëri aktin politik për të nxjerrë nga loja kastën e vjetër politike. E nga gjithë kjo protestë tashmë po flitet për bashkim de juro, e cila në fakt nuk është se nuk ka qenë, propaganda kërkon ta shesë si një fitore, por de facto grupi i Bardhit ishte bashkuar me Berishën që në 14 maj ku morën humbjen turpëruese, por që qytetarëve po ju shërben për të kuptuar që ky bashkim mekanik, nuk prodhon moral politik, nuk prodhon shpresë dhe për më shumë është një riciklim i figurave që nuk jep alternativë për shqiptarët. Prandaj le të dalin këta pseudo intelektualët dhe pseudo politikanët, të cilët vetëm flasin për bashkimin dhe përmbytjen e rrugëve nga protestuesit. Kur e vërteta është komplet ndryshe. Një konfederarë izolantrike, me idhutarë të Enverëve të rinj, pa integritet, pa përfaqësim, pa moral, me ish- drejtues, të cilët kanë damkën e korrupsionit në ballë s’mund të jenë kurrë alternativë. Fabula është e thjeshtë: “Pema që bie bën më shumë zhurmë se pylli që rritet”, por tashmë PD është në rrugën e duhur për të qenë alternativë dhe për të sjellë një vizion ndryshe për vendin, i cili po qeverisest nga politikanë anti-SPAK.

Exit mobile version