Anëtari i kryesisë së PD, Hasa: PD është në krah të SPAK, qytetarët duan një opozitë të përgjegjshme që është e gatshme të qeverisë vendin

Endri Hasa foli për situatën politike në vend dhe dhunën dhe kaosin që ka përfshirë Kuvendin në seancat e fundit duke u ndalur edhe tek kërkesa e SPAK për ndryshimin e masës për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Hasa theksoi se zhurma në Kuvend nuk bëhet në interes të qytetarëve. Sa i përket hetimeve të SPAK, ai shtoi se PD mbështet luftën pa kompromis për pandëshkueshmerinë.

“Qytetarët duan alternativë dhe ne jemi fokusuar tek alternativa. Një ndryshim i njëanshëm i rregullores nuk është i duhuri. PD duhet të ishte pjesë e diskutimeve. Miratimi i njëanshëm i rregullores nga mazhoranca nuk i shërben parlamentit. Ajo që ndodhi pamë që u miratua në shpejtësi, brenda këtij teatrit, ku njëri bën sikur bën zhurmë dhe tjetrin vazhdon miratimet.

Qytetarët nuk arrijnë të dëgjojnë ato që duhet të dëgjojnë. Ithtarët e Komisioneve Parlamentare, dolën kundër dhe bashkuan votat me Edi Ramën, Raporti siç e shihni i ka dhënë frytet e veta. Dhe sot këto Komisione i votojnë ato që votuan kundër. Por koha na dha ne të drejtë sepse sot ka njerëz që po vihen para përgjegjësisë nga ana e SPAK.
Aty ka deputetë që nga njëra anë thotë e mbështesim luftën kundër korrupsionit, por nga ana tjetër flasin kundër SPAK. Është e rëndësishme që në parlament të diskutohet dhe të bëhen ligje. Duhet zbatuar shenjtëria e Foltores për të folur. Nuk mendoj që beteja në Parlament bëhet nga individë të caktuar, e qartë është se zhurma aty nuk bëhet për interes të qytetarëve. PD zyrtare dhe deputetët nuk kanë heshtur”, ka thënë ai në një intervistë në “Tirana Live” në ABC.
Gjatë kësaj interviste, Hasa gjithashtu tha se deputetët e PD kanë folur me akte dhe se PD e ka mbështetur që në fillimet e krijimit SPAK-un.

“Beteja e jonë është si të çojmë përpara alternativën dhe interesin e qytetarëve shqiptarë. Qytetarët duan një opozitë të përgjegjshme që është e gatshme të qeverisë vendin. PD e ka mbështetur që në fillimet e krijimit SPAK-un, punë e SPAK dhe patjetër është në krah të SPAK siç ka bërë në çdo kërkesë.
Qëndrimi ynë është që nuk duhet të ketë imunitet për politikanët. SPAK është një nga investimet më të mëdha të shqiptarëve, për t’i dhënë fund një tollovie që ndodh në këtë vend. Ky është qëndrim i palëkundur, janë parimore dhe nuk bëhen për shkak të individëve.

Në kemi mision që Vettingu në politikë të bëhet realitet që politikanë të jenë gjithmonë në kontroll të vëmendshëm. Kushdo që ka gabuar duhet të përgjigjet para ligjit. Brenda fundit të marsit do të kemi gati deputetët dhe në vazhdojmë të sigurt drejt zgjedhjeve të ardhshme”, tha ndër të tjera ai.

 

Exit mobile version