Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj është përplasur me gardianët.
Në këtë institucion të vuajtjes së dënimit është qëlluar me armë zjarri.
Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015 në Shkodër, ka mbajtur peng punonjësit në kuzhinën e burgut dhe dyshohet se qëlloi me armë drejt një gardiani.
Nga burime të pakonfirmuara mësohet se në konflikt janë përfshirë edhe të burgosur të tjerë. Sipas këtyre burimeve të pakonfirmuara, Sokol Mjacaj ka dashur të vrasë një tjetër të burgosur.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë që nuk ka asnjë viktimë dhe të plagosur.
Megjithatë, të dhënat rreth ngjarjes janë të paqarta dhe pritet informacion më i detajuar në vijim.