Anjeza si gjethja e Linditës

Shkëlzen BERISHA

Pamjet e dhunës ndaj një fëmije tre vjeçar nga pronarja “edukatore” kanë arritur të shkëpusin vëmendjen e opinionit nga Franca dhe ta kthejnë atë në Tiranë.
Të gjithë, me të drejtë, janë të shokuar nga efekti emocional që të krijon dhuna, veçanërisht e ushtruar ndaj një vogëlushi.
Krejt natyrshëm, përjetimi emocional shoqërohet me një vërshim etiketimesh për “edukatoren”.
Por nëse kthjellojmë kujtesën, të tilla pamje i hasim thuajse çdo ditë.
Nëse nuk jemi vetë dëshmitarë, viktima apo protagonistë mjafton të ndjekësh mediat për të parë çdo ditë, dhunë në familje, dhunë në rrugë, dhunë në shkollë, dhunë në kopësht, dhunë dhe përdhunim në jetimore ….
Shkurt, ajo që pamë në video është thjesht një copëz nga mozaiku i larmishëm i kulturës së dhunës.
Anjeza nuk është rast, por normë dhe nëse do merremi vetëm me Anjezën kemi shpëtuar veteëm një fëmijë dhe kemi lënë në baltë me mijëra të tjerë.
Nëse duam të luftojmë fenomenin atëherë gishtin duhet ta drejtojmë tek ata që kanë detyrën ta parandalojnë këtë dhunë.
Si mundet që në mes të Tiranës ekziston një kopësht ilegal? Një kopësht ku fëmijë të vegjël lihen në duart e një stafi të palicencuar?
Dhe më e rëndë akoma është se askush nuk di sa është nr. i këtyre kopshteve në mbarë vendin.
Nuk e dinë se janë shumë të zënë, të merren, me ata që shesin kokoshka, presh e sallatë, por siç tha ministrja e Arsimit nuk kanë mundësi të gjejnë pikat ilegale të grumbullimit të fëmijëve.
Anjeza do marrë dënimin për veprën që ka kryer, por nëse nuk duam të tilla ngjarje përditë, protesta, revolta dhe mllefi duhen drejtuar ndaj ministres që në vend të përgjegjësisë politike na ka ofruar “kurbanin” e radhës.

Exit mobile version