Ankimoi vendimin për sekuestrimin e telefonit, GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) rrezoi sot kërkesën ankimore të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt për kontrollet e ushtruara nga agjentet e BKH dhe sekuestrimin e telefonit, raporton gazetarja e News24, Klodiana Lala.

 

Me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore dhe BKH ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”.

Kujtojmë se me vendim të GJKKO, me 6 dhjetor, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Exit mobile version