Mirela Karabina: Hipokriti Rama, Kosovës i vuri traun por fasadën ia do!

Nga Mirela Karabina

Hipokriti Rama, Kosovës i vuri traun por fasadën ia do!

Edi Rama nuk kursen askënd për interesa të pushetit dhe ruajtjes së tij.

E sot preja e radhës, fatkeqësisht, është Kosova.

Me një pompozitet qesharak, një fasadë të shëmtuar për nga qëllimi, pa asnjë pikë morali, Edi Rama me shpurën e tij aktuale qeveri e deputetë (se të djeshmit i ka në burg) bën shfaqen e radhës për veten e tij në Kuvendin e Kosovës, dhe fatkeqësisht “një vrimë në ujë” për shqiptarët.

12 vite në pushtet me takime farse duke përdhosur ngjyrat kuq e zi të flamurin e me “marrëveshje” të mbetura në letër mes dy vendeve, Rama ka keqpërdorur besimin e shqiptarëve vetëm për hallin e tij.

Nëse do ta donte Kosovën ashtu siç e përdor, Edi Erama e kishte dhe ka në dorë ta bëj me vepra.

Fisniku Lulzim Basha që punon me vepra dhe jo propagandë, mundësoi bashkimin natyral të shqiptarëve të Shqipërisë e Kosovës përmes ndërtimit të Rrugës së Kombit.

Por sapo erdhi në pushtet Rama ia dorëzoi privatit me koncesion për 30 vjet, duke vendosur traun e mllefit dhe përfitimit financiar mes shqiptarëve të dy vendeve për llogari të oligarkëve të pushtetit të tij.

Lideri Basha duke vlerësuar situatën Rajonale dhe rrezikun e shtuar ndaj Kosovës prej muajsh ka dorëzuar në parlamanet propozimin e tij për mbështetje me 50 milion euro për Kosovën që të përgatitet ushtatrakisht, ndërsa Rama nuk e kalon këtë propozim për ta mb ështetur me vepra Kosovë.

E sot, si gjeli majë plehut, Edi Rama flet nga Kuvendi i Kosovës, po për çfarë, cili është qëllimi, çfarë përfitojnë shqiptarët, këtë duam të dimë?

Por jo, asnjë përfitim për shqiptarët nuk ka, pasi Kosovën Rama nuk e do si atdhetar, por po e përdor si fasadë për interes të tij.

Exit mobile version