Argita pasardhëse e Berishës? Roland Bejko: Është ‘non grata’, gafë kur tha se ishte nga shtresa e mesme

Roland Bejko është shprehur se prezenca e Argita Mallteze, e bija e Sali Berishës, kohët e fundit në PD, e ka dëmtuar rithemelimin.

Ai ka shtuar se nuk ka asnjë aktivitet politik të spikatur e se çdo gjë e ka fituar me emrin e babait.

Mes tjerash ai komentoi dhe deklaratën e saj ku tha se është shtresë e mesme, duke shtuar kjo është e pafalshme.

“Më vjen keq për Berishën sepse edhe unë jam rritur në PD . Kam qenë 20 vjeç kur kam hyrë në PD. Argita Malltezi, nuk thotë asgjë për mua. Prezenca e saj e ka dëmtuar dhe më shumë atë organizatë politike.

E shoh të pashpresë atë organizatë politike. Argita është ‘non grata’, ashtu siç është dhe babai i vet, e dyta nuk ka ndonjë aktivitet të spikatur politik, e treta nuk ka fituar asgjë vetë në jetë, të gjithë i ka fituar me emrin e babait.

Mund të jetë profesioniste shumë e mirë si pedagoge, por të dalësh të thuash se jam shtresë e mesme, i bie që unë jam në varfëri ekstreme. Kjo është një gafë e pafalshme”– tha ai.

Exit mobile version