Arrestimi i Balilit, kujt i adresohet mesazhi i SHBA, drejtësisë apo Ramës?

Ambasada amerikane e ka konsideruar një sukses të policisë dhe agjencive ligjzbatuese dorëzimin në polici të Klement Balilit. Ambasada ka një fjali që është mjaft kuptimplotë politikisht dhe që indirekt i adresohet pushtetit dhe kapjes prej tij të drejtësisë. Amabasada amerikane pret tani të shikojë se si do të vijojë hetimi dhe gjykimi i Balilit.
“Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.
Po përse Ambasada i drejtohet direkt Prokuorisë për hetimet si dhe gjyqësorit duke i shprehur edhe kërkesën për hetim dhe gjykim të plotë. Arsyeja ndonëse nuk thuhet, ka të bëjë me hetimet e mëparshme të trafikantëve të drogës, të cilët ndonëse janë arrestuar me bujë janë liruar duke vuajtur shumë pak kohë në burg. Kjo është arsyeja që kësaj rradhe SHBA i adresohet edhe Prokurorisë dhe gjyqësorit me një mesazh që shkon për tutorët politikë të drejtësisë që është direkt kreu i qeverisë.
Ajo që dihet deri tani është se Balili është arrestuar pasi ka arritur një marrëveshje me policinë. Po cila është kjo marrëveshje dhe se si do të ndikojë ajo në procesin gjyqësor kjo pritet të shihet.

Reagimi i ambasadës së SHBA
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas vetëdorëzimit të Klemend Balilit.
Me një status në Facebook, Ambasada shprehet se është një hap i madh për zbatimin e ligjit.
Por ambasada sërish është e pakënaqur.
Mesazhi i ambasadës së SHBA:
Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili.
Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE.
Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën

auto Screenshot 11547568133

Exit mobile version