Pedagogët e Shkencave Sociale i bashkohen protestës së studentëve!

Radikalizimi i studentëve ka prekur gjithnjë e më shumë edhe pedagogët e tyre. Për pasojë, një zhvillim i papritur ka ndodhur dje dhe sot në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale.
Pedagogët e Shkencave sociale mblodhën të gjithë trupën e mësimdhënësve, pra asamblenë e fakultetit ku përfshihen të gjithë të punësuarit me kohë të plotë dhe morën vendimin unanim: jo vetëm për mbështetjen e studentëve, por edhe kërkesën për abrogimin e ligjit të arsimit të lartë, nga i cili Rama ka thënë se nuk tërhiqet.
Tre faktorë të rëndësishëm kanë luajtur rrolin e katalizatorit në këtë valë të re të kundërshtimit ndaj qeverisë: Së pari dhuna policore kundrejt studentëve; së dyti përpjekja perfide e pushtetit për të krijuar një antagonizëm artificial mes nxënësve dhe mësuesve të tyre dhe; së treti, me sa duket më e rëndësishmja, njohja me dy vendime të këshillit të ministrave të dala në ditët e fundit të dhjetorit, të cilat në vend të liberalizimit dhe ruajtjes së autonomisë synojnë edhe më shumë shkallmimin e saj dhe rritjen e kontrollit nga ministria e arsimit.
Për këto tre faktorë, një grup pedagogësh të shkencave sociale i kërkuan dje përfaqësuesve të tyre në senatin e universitetit të bëheshin mbrojtës të kërkesave të studentëve, të kërkonin shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë dhe të dënonin dhunën. Ashtu sikurse u pa, pas kësaj kërkese të firmosur nga një grup i konsiderueshëm prej 32 nismëtarësh (po ata që patën firmosur edhe peticionin e fund dhjetorit), senati iu përgjigj me një qëndrim as mish dhe as peshk, (mbështeti edhe kërkesat e protestës edhe rikthimin në mësim, gjë që u përshëndet edhe nga Edi Rama).
Pas kësaj ndodhi një gjë e pa mendueshme dhe perceptueshme vetëm pak ditë më parë.

50323485 220563972219722 1683738587188690944 n

Exit mobile version