Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal në Kosovë, Fikrim Damka është arrestuar të dielën në Prizren.
Damka dhe familjari i tij me inicialet F.D., që raportohet se është djali i tij janë arrestuar nën dyshimin për “sulm” dhe “kanosje”, raporton Koha.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Prizrenit, teksa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.
“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast ‘Kanosje dhe Sulm’ , Policia ka intervistuar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera”, ka thënë zëdhënësi Shaqir Bytyqi.
Pas u morën në pyetje, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka thënë për KOHËN se Damka ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore, si dhe një tjetër person nga kjo parti.
“Sulm dhe kanosje ndaj saj dhe ndaj një personi të dytë, nga e njëjta parti me zonjën. Janë dy persona të ndaluar”, ka thënë ai.