Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka nisur ditën e sotme seancën gjyqësore ndaj biznesmenit Gentian Sula.
Ky i fundit ka ankimuar në GJKKO, vendimin e disa ditëve më parë, ku iu sekuestrua telefoni celular me kërkesë të SPAK.
Gazetarja e News24, Klodiana Lala bën me dije se biznesmeni, Gentian Sula ka kërkuar nga GJKKO rikthimin e sendit të sekuestruar.
Gentian Sula nuk është paraqitur vetë në Gjykatën e Posaçme, por ai përfaqësohet nga avokati i tij. Biznesmenit iu sekuestrua celulari gjatë kontrolleve që ka kryer SPAK në kuadër të hetimeve për dyshimet për korrupsion.