Dritan Rexhepi ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe shqiptare për vepra të ndryshme penale, nga vrasje, trafik droge dhe rrëmbime.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur policia turke i rrethon vilën në Stamboll dhe e shtrin përtokë.
Në një postim ministri Yerlikaya shkroi: “Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”.
“Dritan REXHEPI, lideri i kartelit ndërkombëtar të drogës me emrin “Kompania Bello”, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës, është shpallur NJOFTIM KUQ nga autoritetet gjyqësore italiane dhe shqiptare për krimet e “Vrasjes me dashje, drogës, rrëmbimit/privimit të lirisë, falsifikim i dokumenteve të udhëtimit, trafik armësh dhe municionit”, shkruan ai.