Pas kalimit online të mbledhjes në komisionin për Çështjet Evropiane, ka pasur një përplasje të ashpër me fyerje mes deputetëve demokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku. Sula e ka provokuar Çollakun në korridoret e Kuvendit dhe më pas ka tentuar ta qëllojë.
Madje pati edhe konfrontim fizik mes tyre dhe u desh ndërhyrja e disa të pranishmëve dhe deputetit Lefter Gështenja për të ndalur përplasjen.
Debati:
Çollaku: Të foli njeri?
Dash Sula: O udhëheqës i madh
Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je, servil, legen. Ditën bën si opozitarë, natën i dërgon mesazhe Edi Ramës, trego tenderat…
Dash Sula: Ti je mashtrues, kush të goditi…