Arrihet marrëveshja, Ibrahimoviç kthehet tek Milani

Tashmë ka pak dyshime: Zlatan Ibrahimovic po kthehet te Milani.

Sulmuesi 38-vjeçar u ka thënë po Maldinit e Bobanit, që në orët e ardhshme shpresojnë të mbyllin përfundimisht marrëveshjen, duke përcaktuar detajet e fundit ekonomike me menaxherin Mino Raiola.

Mungon vetëm firma për ta parë gjigantit suedez në fushë nën urdhrat e Piolit.

Më 30 dhjetor duhet të paraqitet në Milanello për të zhvilluar seancën e parë stërvitore me “kuqezinjtë”.

Ardhja e Ibrës është dhuratë e çmuar për Milanin me rastin e Krishtlindjeve, edhe pse me një ditë vonesë.

Sipas Sky Sport, Ibra është bindur më në fund të firmosë një kontratë për gjashtë muajt e ardhshëm me mundësinë e zgjatjen së bashkëpunimit edhe për 12 muaj të tjerë, në bazë të golave të shënuar. 6 muaj kohë për të treguar se është ende i aftë të bëjë diferencën në Serinë A.

Exit mobile version