Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës tashmë e ka kreun e saj, Glauk Konjufcën.
Ashtu siç e kërkon rregulli, Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentar e propozoi Konjufcën për kryetar të Kuvendit.
Më pas Konjufca mori besimin 75 deputetëve për tu zgjedhur kështu kryetar i Kuvendit. 27 ishin kundër si dhe 6 abstenime. Në mesin e këtyre të fundit abstenoi edhe vet Konjufca.
Nga karrigia e deputetit, Konjufca u zgjua dhe shkoi drejt vendit të kryeparlamentarit, ku e priste kryesuesi i seancës, Jahja Koka së bashku me deputeten më të re, Fjolla Ujkani.
E me 104 vota Kuvendi zgjodhi edhe nënkryetarët e tij, me 92 vota për. Nga minoritetet besimi iu dha me 92 vota, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe Fikrim Damka nga Partia Turke e Kosovës.
Mirëpo kjo seancë konstituive kishte edhe qaste interesante. Kur po bëhej betimi i deputetëve deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, para grupit parlamentar të Vetëvendosjes vendosi flamuj kombëtar ku ishin të ulur Kryetar i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.
Prezent në sallën e Kuvendit kishte edhe ambasador të akredituar në vend, por edhe nga insititucionet e tjera relevante në vend. /RTVD/