Arta me taksi drejt Shkodrës, pasi dorëzoi detyrën

Pasi i dorëzoi detyrën kryeprokurorit të ri, Olsian Çela, ish-kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku është larguar nga institucioni me taksi.

Raportohet se Marku prej një jave është kthyer me banim në Shkodër, pasi në Tiranë i është prishur banesa nga tërmeti, shtëpia që kishte me qira, në njërën nga lagjet pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Arta Marku është anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi u zgjodh dje, ndërsa tashmë pritet të vendoset në cilën prokurori do të vijojë karrierën.

marku rama montazh

Exit mobile version