Asllan Kaci, një figurë e njohur mes miqve dhe dashamirëve të tij, ka dalë hapur në mbështetje të kandidaturës së Armend Gjanës. Ndonëse nuk ka qenë aktiv në politikë dhe nuk ka shfaqur simpati për ndonjë figurë të veçantë politike, ai e bën të qartë se vendimi për të mbështetur Armendin buron nga besimi i tij i plotë tek ky djalë i ri, i cili nuk është i nënshtruar apo ndikuar nga sistemi dhe ata që, sipas tij, kanë shkatërro Shqipërinë.
“Do kisha shumë dëshirë dhe do ju lutem që edhe ju ta votoni Armendin. Parlamentit Shqiptar i duhen djem dhe vajza profesional dhe familjarë, jo këto paçevure që kemi tani”, shkruan ai, duke përçuar një mesazh të fortë për domosdoshmërinë e ndryshimit të klasës politike.
Sipas Kacit, politika nuk duhet të ndryshojë individin, por individi duhet të ndryshojë politikën. Ai e sheh tek Armend Gjana pikërisht këtë forcë, një njeri që nuk do të ndryshohet nga politika, por që do të ndikojë për një transformim të vërtetë.
Gjana vjen nga një familje patriotike Lumnjane, me tradita dhe zakone të pastra shqiptare. Ky aspekt, sipas Kaçit, është thelbësor, pasi politika ka nevojë për një brez të ri që e do vendin dhe që e kupton rëndësinë e vlerave tradicionale dhe kombëtare.
“Ky djalë i ri e meriton një shanc. Shqipëria duhet dhe është e vetmja mënyrë të bëhet vetëm nga rinia”, thekson ai, duke i ftuar të gjithë qytetarët që të mbështesin një kandidat të ri, të pastër dhe me vizion.
Votoni Armend Gjanën! Votoni të ardhmen e rinisë dhe të fëmijëve tuaj!” – shkruan ai.