Asnjë zgjidhje reale për naftëtarët, Spaho: Rama po riciklon gënjeshtrat e dhe mashtrimet e vjetra

Nënkryetar i PD, Edmond Spaho ka reaguar ndaj takimit të dështuar mes Kryeministrit Edi Rama me naftëtarëve. Spaho tha se, sot nuk iu dha asnjë zgjidhje reale për naftetarët, ndërsa Rama ricikloi gënjeshtrat e dhe mashtrimet e vjetra.

Spaho shkruan se Rama i gënjeu në 2016 për t’u marrë votën se do të vazhdojnë punën dhe do t’u jepen të gjitha paratë, ndërsa jepte garanci për investitorin që erdhi mbushi xhepat e tij dhe atyre që e sollën dhe iku.

Reagimi i Spahos

I genjeu ne 2016 per t’u marre voten se do te vazhdojne punen dhe do t’u jepen te gjitha parate, ndersa jepte garanci per investitorin qe erdhi mbushi xhepat e tij dhe atyre qe e sollen dhe iku.

I la naftetaret 26 dite ne greve urie, duke u tallur ndersa negocionte me ekipet e futbollit. I la qe te lodhen, te deshperohen dhe ne fund te pranojne cfaredo zgjidhje qe siguron, qofte dhe ushqimin e pak diteve per femijet, qe te dale para shqiptareve si shpetimtare.

Njesoj siç po ben me covid19. Fillimisht shperndau frike dhe terror te qytetaret, qe te dukej si shpetimtar, sot kur po vdesin nga 12 vete ne dite, nuk thote asnje fjale sepse nuk i behet vone kush vdes e kush jeton, sa vdesin e sa do tembesin, mjafton qe mos te mos i cenohen leket e koncesioneve dhe inceneratoreve.

Artikulli paraprakMbështetësit e Trump me armë në rrugë, protestojnë për zgjedhjet
Artikulli tjetërAgaçi dhe gjithë stafi i Ramës në kryeministri infektohen me Covid-19, morën pjesë në dasmë