Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit. Prokurori Arjan Ndoji është plagosur në një atentat në makinën e tij. Bëhet e ditur se nga breshëritë e pliumbave të kallashnikovit kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë.
Sipas burimeve spitalore, Arian Ndoja, ka marrë dy plumba dhe ndodhet jashtë rrezikut në spital.
Gjithsej ndaj makinës ku po udhëtonte Ndoja dhe 3 personat e tjerë është qëlluar 8 herë me kallashnikov.
Të plagosur rëndë në këtë ngjarje kanë mbetur edhe shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.
Ndërkohë që një nga personat e plagosur, A.M është dërguar në mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, për shkak të plagëve të shumta që ka marrë.
Ndërkohë që Prokurori Ndoja ndodhet në Spitalin e Durrësit, ku do ti nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale.