Pampuri reagon ndaj Spiropalit: Mjaft më! Po mbani peng një popull, largohuni një orë e më parë!…

Nga Orjola PAMPURI

Kur, ne vend te ndjeses, perdoret sulmi, atehere cdo norme eshte shkelur.

Kandidatet qesharake, te denuar, trafikante, mbrohen me patetizma nga kryeministri, e kur u del boja del ish drejtoresha e doganave dhe sulmon. Ky eshte riti i krijuar tashme pas cdo skandali, dhe kuti me te cilin matet vlera sot.

Nje realitet i dhimbshem, me te cilin duhet te perballen e identifikohen sot shqiptaret. Sot, te sulmojne e analizojne, ata qe kapen “me presh nder duar’ duke vjedhur vota, apo me skandale te tjera, e per te bere katarsis, sulmojne me egersi, e ‘autoritet’ te dale boje, tashme.

E mira do te ishte te largoheshit nje ore e me pare, e mjaft me mashtruat qytetaret, me intrigat e sulmet e turpshme. Per ambiciet tuaja te shfrenuara deri ne patologji, po mbani peng nje popull, te varferuar ne ekstrem. Largohuni. Qytetaret e ketij vendi ju njohin, dhe te jeni te sigurt qe e meshirojne, e deri e urrejne sojin tuaj.

Elisa Spiropali, Z.Lulzim Basha nuk njeh krimin e kriminelet, nuk njeh bandat e banditet, nuk njeh drogen e perveristet, me te cilat ju dhe soji juaj ka gjetur gjuhen e po i mbron e u jep detyra te rendesishme. Ndaj terhiqu ndaj cdo mbrojtje qe i ben ketij llumi.

Sulmi nuk j’ua mbulon llumin, madje ju nxjerr me zbuluar perpara qytetareve.

Exit mobile version