Atentati ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja, Apeli i GJKKO merr vendimin për autorin e dyshuar (EMRI)

Apeli i GJKKO ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg për Julian Meçajn, i akuzuar për atentatin ndaj ndaj Ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut te tij Pellumb Muharremi.

 

Mësohet se Julian Meçaj kishte kërkuar që ndaj tij të caktohej një masë më e butë nga gjykata.

Po ashtu, Meçaj akuzohet nga SPAK se me kërkese të Plaurent Dervishajt, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, në disa raste tentuan te kryenin atentate te tjera ndaj Arjan Ndojes, Pellumb Muharremit por edhe personave te tjerë.

Meçaj u deportua ne gusht te këtij viti nga Dubai bashke me Plaurent Dervishajn.

Juklian Mecaj

Atentati ndaj ish-Prokurorit, Arjan Ndoj

Atentati ndodhi rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet benz, ngjyrë gri kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të makinës ku udhëtonin shoferi Andi Maloku, ish-prokurori Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Shijakut.

Nga të shtënat me armët e zjarrit, ata mornë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe për pasojë Andi Maloku humbi jetën në atentat, ndërsa Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho i mbijetuan plagëve.

Prokuroria e Posaçme informon se autorët e identifikuarqë kanë marrë pjesë në atentat janë Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja e Endrit Sinani, dhe bashkëpandehurit në një procedim të lidhur Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Sipas SPAK, të pandehurit kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim ekzekutimin e personave të targetuar për t’u vrarë, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat e vjedhura që do të përdornin për të ndjekur viktimat. Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e shënjestrave edhe nga bazat e të dhënave shtetërore.

“Nga aktet e administruara ka rezultuar e provuar se të pandehurit janë angazhuar për lehtësimin e pozitës së personave të arrestuar, kundrejt garancisë që këta të fundit të mos i implikonin bashkëpunëtorët e përfshirë në këto krime”, raporton SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilët janë marrë të pandehur dhe ndaj tyre, aktualisht po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme, ndërsa janë veçuar aktet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

Gjithashtu ka zbardhur edhe ngjarje të tjera kriminale ku janë përfshirë grupi kriminal.

Exit mobile version