Ditën e djeshme me një vendim të Këshillit të Ministrave është mbyllur veprimtaria e Kolegjit Universitar “Wisdom”, pas publikimit të skandalit të shitjes së diplomave false.
Lidhur me këtë e ftuar në ‘MCN Live’ pedagogia Mirela Karabina teksa e ka konsideruar në skemë mashtrimi u shpreh se përgjegjëse për të gjithë këtë është Ministria e Arsimit dhe Qeveria.
Ajo tha se mashtrimi është kthyer në normalitet në vendin tonë dhe se mbylljen e universiteteve e kemi vuajtur prej vitesh. Sipas saj, hetimet duhet të shtrihen edhe në nivele më të larta.
“Është skemë mashtrimi. Fatkeqësisht ajo që ka ndodhur këtu dhe ne vazhdojmë ta themi është ngritur forma e mashtrimit, është bërë gjë normale këtu. Kur flasim për arsimin duhet të ketë një vëmendje të madhe por në gjendjen që jemi sot ne do vazhdojmë ta vuajmë dhe në të ardhmen. Ka ndodhur një skandal duhet të ishte ngritur në këmbë ministria e arsimit dhe qeveria.
Ai është një universitete që ka pasur bashkëpunim dhe mos të harrojmë që janë fëmijët shqiptarë dhe familjet shqiptare që kanë kursyer për të studiuar aty dhe asnjë nuk mban përgjegjësi për atë skandal të ndodhur dhe në rrethanat që kemi tani gjykojmë se kemi një përfshirje sepse s’mund të mbyllet universiteti 1 javë para fillimit të vitit akademik.
Para disa ditësh ministrja doli por jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi por mashtroi, ne e kemi vuajtur prej vitesh mbylljen e universiteteve, kjo tregon se aty ka marrëdhënie e ministrisë së arsimit me këtë universitet, aty lidhja me ministrinë e arsimit ka qenë gjithë kohës. Ajo që secili duhet të mbajë përgjegjësi, ministria arsimit, qeveria është përgjegjëse, se s’do ja vëmë fajin Italisë, prandaj hetimet duhet të shtrihen edhe në nivele më të larta.
Nëse do ishte serioze dhe ministria do donte ta zgjidhet do ishin marrë masat dhe do ishin bërë paralajmërimet. Janë breza të tërë studentësh që fillojnë të dyshojnë te vërtetësia e diplomës së tyre. Kjo që ndodhi është shumë e rëndë, por unë shqetësohem për nxënësit, studentët, familjet shqiptare, shoqëria sepse ata e vuajnë. Kjo që ndodhi dëshmon se krizën në të cilën ne jemi futur. S’mund të flasim dot për arritje kur kemi një qeverisje prej 12 vitesh që nuk e ka pasur dëshirën dhe vullnetin por ka përdorur propagandën.”