Aubameyang, e ardhmja te PSG

Pierre Emerick Aubameyang drejt Paris Saint-Germain. Dilema e të ardhmes së sulmuesit të Bourussia Dortmund duket se po shkon drejt fundit. Elimimini nga Champions League, ka lënë shije të hidhur tek drejtuesit e kampionëve të Francës dhe ditë më parë ata deklaruan se gjatë merkatos së verës do të jenë shumë aktivë, duke transferuar emra të rëndësishëm në “Parc des Princes”, në mënyrë që episode si ai ndaj Barcelonës të mos përsëriten. Edhe pse dritarja e transferimeve është larg, drejtuesit e PSG janë drejt realizimit të goditjes së parë. Gazeta gjermane “Bild” në faqen e saj të parë, njofton se Aubameyang ka arritur akordin me parisienët dhe se do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, nga ku do të përfitojë jo pak, por plot 14 milionë euro në sezon.
Në garë për sulmuesin është edhe Reali i Madridit, por duket se madrilenët nuk kanë bërë hapa konkretë. Interes ka shfaqur edhe Milani, me kuqezinjtë që falë ardhjes edhe të pronarëve të rinj kinezë financat pritet të kenë përmirësim, gjithashtu  transferimet e shtrenjta ndoshta nuk do të mungojnë, por mungesa në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm e penalizon klubin dhe e nxjerr jashtë kësaj gare, pasi dëshira e futbollistit nga Gaboni është të jetë pjesë e kompeticioneve të rëndësishme europiane. Për transferimin e Aubameynag, PSG do të paguajë 70 milionë euro.

Exit mobile version