Milani po punon për të firmosur me Franck Kessie të Atalantës, por jo vetëm. Sipas mediave italiane, klubi kuqezi, ka nisur bisedimet dhe me Alfred Duncan të Sassuolos, i cili vlerësohet shumë për cilësitë e tij si mesfushor. Raportohet se mes palëve ka pasur dhe një takim. Me pronarët e rinj kinezë, Milani dëshiron të rikthehet në majat e futbollit italian dhe për këtë klubi nuk do të kursehet në merkaton e verës.