Avion me drogë në zonën Elbasan-Librazhd

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar ngritjen e një avioni me drogë në zonën Elbasan-Librazhdi. Denoncimi ka ardhur pas një mesazhi dhe një fotografie të dërguar në adresë të Berishës nga një qytetar. Qyteari i shkruan Berishës se se avionë të vegjël ulen dhe ngrihen çdo ditë nga fushat e mbjella me hashash.
“Narkoflota në aktivitet të plotë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Përshëndetje doktor. Në zonën Elbasan-Librazht, qëparë u ngarkua dhe nis 1 avjon. Anonim të lutem”, shkruan qytetari.
Avionët e drogës kanë filluar sërish të ulen dhe të ngrihen në Shqipëri. Por këtë herë avionët nuk ngrihen në bregdet, por në Librazhd.
Ky nuk është rasti i parë që denoncohen avionët me drogë.
Para një muaji Berisha publikoi një videoi ku avionët me drogë niseshin nga ishmi i Durrësit drejt Italisë.
Në muajin janar të këtij viti, ish-Kryeministri Berisha publikon një video ku dukej një avion me drogë që fluturonte mbi aeroportin e Kukësit.
Videoja ishte dërguar nga një qytetar, i cili shkruante se avionët e drogës shkojnë e vijnë.
“Në aeroportin e fjetur të Kukësit, kaçatorrët e narkoqeverisë shkojnë e vijnë! Shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruante Berisha në Facebook.

Exit mobile version