Av. Besart Logu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së hodhi akuza të forta se Sali Berisha dhe Ilir Meta po tentojnë të blejnë vota. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj thotë se persona të caktuar që dalin nga krimi i organizuar po tentojnë që të blejnë votues dhe komisionerë.
Besart Logu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së hedh akuza të forta se Sali Berisha dhe Ilir Meta po tentojnë të blejnë vota. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj thotë se persona të caktuar që dalin nga krimi i organizuar po tentojnë që të blejnë votues dhe komisionerë.
Ai theksoi se do të mbrojnë çdo votë për PD dhe për kandidatin demokrat për bashkinë Tiranë, Roland Bejko.
“I bëj thirrje çdo demokrati që të marrë me rezerva të gjitha thirrjet që bën Berisha, të gjitha diversionet që bën Meta, të gjitha diversionet që bëjnë mediat pranë tyre duke nisur që me prezantimin që i bëjnë Berishës si kryetar i PD apo kandidatët e tjerë që bëhet për 1 qëllim, të konfuzojnë votuesit, të mos harrojnë që thellimi i këtyre veprimeve mund të çojë në vepra penale. Edhe persona që ndjekin dhe tentojnë të shpërndajnë sepse ka informacione, kanë dalë segmentet pranë krimit të organizuar, të kolaicionit Berisha-Meta që tentojnë të blejnë votues”, Logu.
“Të bëjnë kujdes se janë në monitorim. PD nuk do të falë asnjë votë, qoftë kjo e blerë të cilën do e kallëzojmë në prokurori, qoftë nga komisionerë apo votues që do të tentojnë të ndryshojnë vullnetin e votuesve kryeqytetas por edhe të gjithë Shqipërisë. PD ka hyrë në këto zgjedhje, do mbrojë çdo votë të dhënë për kandidatin, Bejkon dhe PD”, u shpreh më tej Besart Logu.
Po ashtu, Logu u shpreh se Berisha ka mbështetjen e militantëve, jo të anëtarësisë apo të votuesve.
“Berisha ka shumicën e militantëve por anëtarësia është më e gjerë se rrethi i militantëve, votuesit e PD janë më të gjerë se rrethi i anëtarësisë, votuesit gri dalin më tepër. Vijnë duke u zgjeruar rrethet e votuesve dhe grupe të caktuara interesi”, tha Logu.